LAJMI I FUNDIT:

Nuk mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi ku ishte ftuar të raportojë ministri Vitia, reagon deputeti Dreshaj

Nuk mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi ku ishte ftuar të raportojë ministri Vitia, reagon deputeti Dreshaj
Foto: Arkiv

Javën e kaluar, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi u dakrorduan që ta ftojnë sot për raportim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me çështjen e vaksinave.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, i cili është anëtar i këtij komisioni, i ka bërë thirrje kryetares së
Komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, që ta ftojë me urgjencë ministrin Vitia, për të raportuar për paqartësitë̈ që janë duke ndodhur rreth sigurimit të vaksinave.


“E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente. Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën’, është shprehur Dreshaj.

Postimi i plotë i Dreshajt:

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit, ku i ftuar për raportim do të ishte Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Krejt kjo ndodh përkundër faktit që pandemia është në vlugun e saj, çdo ditë shënohen qindra raste të reja dhe çdo ditë po merr dhjetëra jetëra njerëzish në Kosovë.
E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente.Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori