LAJMI I FUNDIT:

Vitia nënshkruan Udhëzimin e ri Administrativ për Shkollim Specialistik

Vitia nënshkruan Udhëzimin e ri Administrativ për Shkollim Specialistik

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Shkollim Specialistik.

Ministria njoftoi të premten se udhëzimi i ri do t’i eliminojë mangësitë që kanë qenë të shprehura në udhëzimin e mëparshëm, do të mundësojë një sistem më të mirë të shkollimit specialistik dhe do të rregullojë çështjet e përgjegjësive të specializantëve në raport me respektimin e kontratave të nënshkruara.


“Përmes Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2023 është bërë sistematizmimi në klinikat përkatëse, si dhe njëkohësisht është bërë zgjidhja sa i përket mentorëve klinikë”, thuhet në komunikatën për media.

“Bordi për Shkollim Specialistik (BShS) ka përpiluar “Ditarin e Specializantit” dhe, në bashkëpunim me departamentin e Sistemit Informativ Shëndetësor ka përpiluar Databazën apo Modulin Elektronik. Këto metoda do të shërbejnë për monitorimin dhe evidentimin e punës së specializantit gjatë shkollimit specialistik, procedurë kjo që më parë evidentohej në një librezë e cila i ngjan asaj të stazhit postdiplomik”.

Tutje, ministria bëri të ditur se pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi presin rekomandimin nga BShS me qëllim të inicimit të proceduarve për të hapur specializimet e reja.

“Numri i specializimeve do të mbështetet në tri kriteret bazë: kuadri deficitar. kapacitetet mentoriale dhe kapacitetet infrastrukturore”.

“Përmes UA Nr. 01/2023 për Shkollim Specialistik, për herë të parë përdorën standardet e UEMS, praktikë kjo e njëjtë me shtetet e rajonit dhe Evropës. Kompetencat e akterëve përgjegjës për shkollimin specialistik janë më të qarta, qartësohet procedura e mbikëqyrjes të vijueshmërisë të shkollimit specialistik, përcaktohen kriteret e detajuara për institucionet të cilat kërkojnë leje për shkollimin specialistik, krijohen mekanizmat për kontrollin e cilësisë të shkollimit specialistik”.

“Provimi specialistik me UA-në e re nuk do të jetë formal, por do të përfshijë vlerësimin objektiv të njohurive praktike dhe teorike të fituara gjatë shkollimit specialistik dhe një sërë kriteresh të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me shkollimin specialistik, modalitetet për mbulimin e lëmive deficitare, statusi i neonatologëve, çështja e profilizimeve, etj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori