LAJMI I FUNDIT:

Vitia kthen në punë sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi

Vitia kthen në punë sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi
Foto: Arkiv

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pasi mori detyrën, mori edhe vendimin e parë ku ktheu në punë ish-sekretarin e kësaj ministrie, Naim Bardiqin.

Vitia e ka shfuqizuar vendimin e Zemajt, ku kishte emëruar u.d të sekretarit Ardian Mehmetaj.


Bardiqi, do të kthehet në pozitën që kishte gjatë kohës sa Vitia ishte Ministër i Shëndetësisë.

Në vendim thuhet se arsyeja pse është pezulluar Bardiqi ka qenë përfundimi i procedurës disiplinore të iniciuar ndaj tij. /Telegrafi/