Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se i kanë ofruar siguri maksimale ish-drejtorit të Auditimit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Musa Vitija, mirëpo i njëjti nuk ka dashur të kthehet në Kosovë dhe ka dhënë dorëheqje.
Ish-kreut të Auditimit i ishin djegur dy vetura në harkun kohor prej një muaji vitin e kaluar. Megjithëse nuk janë dhënë detaje, dyshohet se ka të bëjë me punën pasi disa nga të gjeturat atë kohë kishin përfunduar në hetuesi.
Ministri Vitia tha se prej momentit kur iu kanë djegur dy veturat, Vitija ka qëndruar në Gjermani, përkundër siç tha mbështetjes që i kanë ofruar atij.
“Ish-kryesuesi i Auditimit të cilit iu kanë djegur dy veturat, disa herë ne si qeveri kemi shprehur se qëndrojmë prapa tij dhe ai për një kohë relativisht të gjatë ka qëndruar në Gjermani. Në disa kontakte që kam pasur me administratën dhe drejtorin në QKUK është pritur që të kthehet, mirëpo para një kohe ai ka deklaruar se do të jap dorëheqje dhe nuk do të kthehet.
Nuk i paraqitur shkaqet se pse nuk po kthehet, por natyrisht ka të bëjë edhe me sigurinë, të cilën ne nga fillimi i kemi thënë se do t’ia ofrojmë dhe i kemi thënë se do t’i qëndrojmë prapa në punën e tij për gjetjen e çdo keqpërdorimi në QKUK… Ne kemi qenë në gjendje që në momentin që kthehet të gjithë sigurinë maksimale që i duhet, jo vetëm atij por secilit person të ndershëm që lufton fenomenet negative ne do të bëjmë maksimumin për t’i ofruar sigurinë e nevojshme”, tha ai.
Në një deklarim për media pas përurimit të një aparature në Klinikën e Onkologjisë, ministri Vitia, paralajmëroi se QKUK-ja shumë shpejt do ketë statut të ri dhe do të ndahet nga ShSKUK-ja.
“Statuti i ri i ShSKUK-së në javën e ardhshme do të kalojë në diskutime paraprake dhe brenda afatit njëmujor që është i zakonshëm në dokumente të tilla. D.m.th 15 ditë diskutime paraprake dhe 15 ditë diskutime publike, menjëherë do të nënshkruhet dhe pastaj QKUK do të ketë statutin si i ndarë nga ShSKUK-ja dhe do të fillojë punën sikur spitalet të tjera të përgjithshme”, shtoi Vitia. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit