LAJMI I FUNDIT:

Vitia: 60 milionë euro janë ndarë për Listën Esenciale të Barnave, dyfish më shumë krahasuar me vitin 2018

Vitia: 60 milionë euro janë ndarë për Listën Esenciale të Barnave, dyfish më shumë krahasuar me vitin 2018

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë ka bërë të ditur se për vitin 2023 është rritur më shumë se dyfish buxheti për Listën Esenciale të Barnave.

Vitia përmes një konference për media deklaroi se nga 24 milionë euro sa ishte buxheti në vitin 2018, për vitin 2023, janë ndarë 60 milionë Euro.


“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve në fushën e shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 60 milionë euro për Listën Esenciale të Barnave që është më shumë se dyfish rritje e buxhetit, krahasuar me vitin 2018 kur buxheti ishte 24 milionë euro. Paralelisht me këtë rritje të buxhetit, ne kemi dërguar për votim edhe projektligjin për çmimin tavan të barnave, pas miratimit të të cilit, do të zgjerohet edhe më shumë gama dhe sasia e barnave. Do të kemi edhe barna më shumë, por edhe çmime më të lira. Pra, kursim i dyfishtë i xhepave të qytetarëve. Kuptohet, zgjerim i gamës së konkurrencës do të minimizojë edhe monopolin e kompanive farmaceutike për produkte të caktuara”, tha ndër të tjera ministri Vitia, i cili theksoi se Lista Esenciale e Barnave është bërë në bazë të kërkesave të klinikave dhe spitaleve, në përputhje me buxhetin.

Ndërsa, kryesuesi i grupit punues për hartimin e LEB, Driton Vela, njoftoi se parashihen barna të reja për dhjetëra indikacione të pambuluara deri më tani, shumë prej të cilave përcillen me komplikime vdekjeprurëse për pacientin.

“Mbi 70 produkte të reja për trajtimin e sëmundjeve të cilat prekin çdo organ të trupit. Janë pranuar propozimet në interes të qytetarëve, veçanërisht ato që e zgjerojnë konkurrencën dhe e rrisin cilësinë.  LBE është e bazuar në dëshmitë më të fundit shkencore, kosto-efektivitetin e barnave, rëndësinë për shëndetin publik, prioritetet shtetërore në shëndetësi. Kritere strikte për ordinimin e barnave me indikacione të qarta duke përfshirë edhe mekanizmin e konziliumit të profesionistëve të fushës”, deklaroi Vela.

Në Listën Esenciale të Barnave përfshihen të gjitha produktet e parapara në koncept dokumentin për sëmundje të rralla, miratuar në Qeverinë e Kosovës në dhjetor 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori