LAJMI I FUNDIT:

Viti për(mos)harresë… Rroftë 2013!

Vit për (mos) harresë?! Nuk di. Praktikisht as që kemi ç’të mbajmë mend për t’u krenuar se qemë dëshmitarë të një vlere kombëtare përveç disa autorrugëve që duket se nuk kënaqin edhe fort shumë me kualitet. Simbolika e tyre është e padiskutueshme, por ajo ngel me kaq. Kjo arritje nuk mbush vitin e lënë me ndonjë krenari të madhe, sepse në kujtesën tonë më parë do të qëndrojë tetraplegjia politike që vjen nga imponimet e që na vet i tolerojmë, në mos edhe joshemi, sepse na duket se i ikim përgjegjësive të drejtpërdrejta

E lamë pas dymbëdhjetëshin, por jo edhe ngecjet politike e ekonomike. Mu këtu krerët shqiptarë nuk arritën të shpleksen. Kjo vjen nga butësia dhe mos guximi i refuzimit të asaj që nuk është në dobi tonën. Pranimi gjer në alivanosje i çdo sugjerim-urdhri nga faktorë të jashtëm, më shumë dëmton idealet dhe synimet kombëtare, por ndihmon përkohësisht forcimin e pozitave vetanake të udhëheqësve politik në pushtet.


Në asnjë mënyrë nuk mund të themi se ne patëm, kemi dhe do të kemi ndonjë fitim qoftë edhe mikroskopik nga bisedimet e pakrye me Serbinë. Bisedime nën mjegullën kallakunxhëse pa ditur mirë se ku jemi duke shkuar me të vërtetë, nuk mund të sjellin asgjë të mirë për ne, por as për Serbinë. Kjo vetëm sa do të kënaqë disa koka në Beograd, por varrët do kullojnë pa ndërprerë, sidomos nëse nga ana e jonë bëhen lëshime qoftë edhe minimale.

Në Kosovë duhet të bisedohet me qytetarët e Kosovës dhe pa presione. Ky është imperativ dhe demokraci. BE, Serbija, Shqipëria… pse jo, le të vëzhgojnë dhe ndihmojnë dialogun në mes të shqiptarëve dhe serbëve kosovarë. Përndryshe, çdo vendim, çdo zgjedhje në këtë çështje është imponim nga Serbija dhe nga na tjetër, asaj i hapet rrugë për në BE, jo me merita po me dëme ndaj shqiptarëve. Paradoks ky që ne vet e lejojmë. Jemi mësuar me #ani se ka edhe ma keq”, në vend të themi e veprojmë si tërë bota, “përpara se ka edhe më mirë”.

Nuk flas në këtë fillim viti për politikanë e pushtetarë. Nuk kam qëllimin e një analize për të keq ose për të mirë; për të mirët ose për të këqijtë. Ata janë aty, si çdo kund në botë. Dua vetëm të cek se mundësitë tona i ngatërrojmë duke toleruar logjikën për pushtet (pa pushtet) dhe jo logjikën e përparimit dhe kohezionit territorial kombëtar. Natyrisht, me gjithë hendikepet e imponuara nga fuqitë vendimmarrëse botërore, shqiptarët e të gjitha trojeve duhet të fillojnë me “yrysh se ka më mirë” dhe t’i rreken seriozisht qëllimeve kombëtare në nivel politik dhe ekonomik.

Ne duhet të kemi guximin të fillojmë dialogun mes shqiptarëve për bashkim dhe jo të harxhojmë kohën në filozofime për të arsyetuar disa cingla-mingla kundërshtuese, mos të them të parëndësishme fare që dëgjohen nga qarqe të jashtëme.

Qëllim tjetër i rëndësishëm për një mbarëvajtje të politikës sonë, në Shqipëri, Kosovë e troje tjera, është të ngremë barriera të përpikta me shtypjet që vijnë e sa më shumë marrin hove nga ambasadorët tek ne. Nuk di në ndonjë vend tjetër të botës ku ambasadat luajnë rol vendimtarë dhe bëjnë të dridhen pushtetmbajtësit vendas. Një tolerim i këtillë vetëm sa e rrënon pa mëshirë autoritetin-shtet duke e shndërruar në marionetë të plotëkuptimtë, të aftë për lëvizje të kontrolluara nga rangje diplomatike jo pushtetmbajtëse!

Ndoshta dhe do ta tregojmë pak gjoksin, këtë vit me numër magjik 13. Por, duket ky vit do të jetë i stërmbushur me apokalipse, ndoshta me fajin e numrit frikësues për besimtarët e magjive. Ne shqiptarët ndoshta me fajin tonë, ashtu, duke kërkuar më të lehtën, duke thënë “ani bre se ka edhe më keq”.

Për ne që nuk i kemi frikë apokalipsit, le të jetë ky vit i arritjeve dhe i paqes në botë!

Në trend

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Kalo në kategori