LAJMI I FUNDIT:

Viti: Fillon fushata e korrje-shirjeve

Viti: Fillon fushata e korrje-shirjeve

Me rastin e fillimit të fushatës së Korrje-Shirjeve, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë vizituar sot fshatin Gjylekar ku disa fermerë ishin në fazën e përfundimit të korrjes së grurit.

Me këtë rast ato u mirëpritën nga fermerët, duke potencuar se për ta vizita e kryetarit gjatë procesit të korrjes, ka një rëndësi të veçantë.


Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, bëri me dije se fushata e korrje-shirjeve për shkak të motit dhe në prag të festës është në intezitet të ulët por potencoi se deri me tani rendiment e grurit janë të mira.

“Sa i për këtë rendimente e grurit duke u bazuar në deklarimet e fermerëve ato janë të kënaqshme edhe për kundër kushteve klimatike që kanë mbretëruar gjatë këtij viti”, u shpreh Ademi./InfoKomuna/Telegrafi/