Në kohë pandemie, rendimenti i grurit po del të jetë lajmi më i mirë.
“Që njëzet vite që merrem me kultivimin e grurit, ky vit është më i suksesshmi. Në 60 hektarët që i kam mbjellë, rendimenti i kalon 5 ton për hektarë, shkon edhe ma nalt po nën pesë ton nuk ka. Këtë vit farën na e ka siguru M& Sillosi, moti ka marrë i mirë e si rezultat është ky grurë që po e shihni”, tregon fermeri Rrahman Hoti, përderisa korrjet vazhdojnë nën diellin përcëllues.
Një ndër faktorët kryesorë në rezultatet e këtij viti ishte funksionalizimi i zinxhirit fermer-pika grumbulluese, ku M& Sillosi, përveç farës u ka siguruar fermerëve edhe tregun.
“Vitin tjetër do t’i shtoj sipërfaqet, besoj se edhe kolegët e mi do ta bëjnë të njëjtën, gruri ka leverdi”, shpjegon Rrahmani, ndërsa sasia e korrur në arat e tij po bartej tek pika grumbulluese.
Për dallim nga viti i kaluar, deri më sot pikat grumbulluese kanë pranuar mbi 40% sasi më të madhe.
Kualitetin e lartë të këtij viti, përveç pamjes në fusha, e shfaqin edhe rezultatet të cilat vijnë nga mostrat në laborator.
“Sipas të gjithë parametrave, me përgjegjësi të plotë mund të them se këtë vit gruri e mielli do të jenë të kualitetit më të lartë. Zakonisht kur ka rendiment ka edhe cilësi, kjo po vërtetohet edhe gjatë kësaj kohe kur po i analizojmë mostrat ”, deklaron Ramadan Deliu, teknolog i laboratorit të M& Sillosit në Xërxë.
Me rezultatet e këtij viti, M& Sillosi do të arrij ti plotësoj mbi 70% të kërkesave të tregut vendorë, me miell të kualitetit të lartë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre