LAJMI I FUNDIT:

Vitamina D nuk është e vetmja: Edhe një shtesë në ushqim mund të forcojë imunitetin dhe të ndihmojë kundër infeksioneve

Vitamina D nuk është e vetmja: Edhe një shtesë në ushqim mund të forcojë imunitetin dhe të ndihmojë kundër infeksioneve

Shkencëtarët kanë konstatuar që beta-glukani mund të jenë posaçërisht të dobishëm për organizmin tonë në luftën kundër coronavirusit

Fjala është për komponentët strukturorë të cilët gjenden në artikujt të shumtë siç janë: tërshëra, elbi, tharmi, kërpudhat dhe algat, transmeton Telegrafi.


Në analizën e paradokohshme të gjithmbarshme të përbërësve në ushqim të cilët do të mund të ndihmojnë në luftën kundër infeksionit.

Studimi është bërë në beta-glukanët të cilët gjenden në kërpudhat shiitake. Kërkimi u bë në Institutin e Teknologjisë Athlone në Irlandë nën udhëheqjen e Dr. Emma Murphy.

– Ekzistojnë dy struktura kryesore të beta-glukanëve; njëri lloj gjendet në drithëra dhe për të është konstatuar që vepron mirë në zvogëlimin e kolesterinës dhe ka aftësi që ta modelojë mikrobiomën e zorrëve.

Lloji tjetër gjendet në kërpudha dhe tharmë, është i njohur për aktivitetin e vet imunomodular – thotë dr. Murphy.

Sipas tij, beta-glukanët mund të përgatisin sistemin tonë imunitar që të jetë i gatshëm kundër sulmit të baktereve dhe viruseve.

Ata gjithashtu mund të lirojnë përgjigje imunologjike gjatë inflamacionit, gjë që është posaçërisht me rëndësi, sepse inflamacioni i rritur mund të jetë problem më i madh se infeksioni.

Hulumtimi ka treguar që beta-glukanët zvogëlojnë përgjigjen e lidhur me sindromën akute respiratore ditres, përkatësisht llojin e dëmtimit të mushkërive të cilat janë shënuar te inflamacioni i mushkërive dhe te rastet e rënda të coronavirusit.

Konsumimi i beta-glukanit jep një ndjenjë ngopje, që ndikon në reduktimin e ushqimit.

Këshillë: Kushdo që dëshiron të përdorë beta-glukane në formën e suplementeve, duhet së pari ta diskutojë atë me mjekun e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori