LAJMI I FUNDIT:

VIP Line sjell ‘Vibrosauna Therapeutic’, pajisjen më moderne të dobësimit pa efekte anësore

VIP Line sjell ‘Vibrosauna Therapeutic’, pajisjen më moderne të dobësimit pa efekte anësore

 VIP Line Kosovo, qendra estetike më e re në qendër të Prishtinës, ka sjellë në treg pajisjen ‘Vibrosauna Therapeutic’, një vibro saunë terapeutike, ndër pajisjet mjekësore më inovative e prodhuar në Australi. Pajisja ndihmon në humbjen e peshës pa efekte anësore.

Përmes kësaj pajisjeje unike në tregun e Kosovës, të gjithë tani mund të sigurojnë humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme, pa dëmtuar organizmin dhe atë me çmime të tregut.


Vibrosauna Therapeutic ka gjithashtu një funksion të rëndësishëm në relaksimin e muskujve dhe detoksifikimin, duke shpërndarë ujërat e tepërta siç janë toxinat dhe acidi laktik. Ajo ka në thelb efektin termik dhe vibrimin. Vibrimi shërben për relaksimin e muskujve, favorizimin e veprimit termik dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe aktivitetin renal.

Përveç tjerash, pajisja mund të përdoret edhe nga individë që vuajnë nga klaustrofobia për shkak të ventilimit të vazhdueshëm me ajër të freskët të jonizuar, duke siguruar kështu ajër të pastër gjatë gjithë kohës së trajtimit.

Ky lloj trajtimi thuhet të jetë efektiv për dobësim te përgjithshëm ose të lokalizuar.

Redaksia mëson se pajisja është krijuar nga një grup profesionistësh pas studimeve të gjata dhe intensive. Një mjek kirurg, kiropraktikant, një ortoped, një fizioterapist dhe një inxhinier teknik kanë krijuar këtë pajisje që përfaqëson një kombinim inteligjent të veprimit termik dhe vibrues.

Trajtimi përcjellët edhe me terapi përmes aromës për eliminimin e stresit me qëllim të sigurimit të efektit sa më të mirë në organizëm.

Për më shumë informata mund të vizitoni faqen VIP Line Kosova në adresën Sheshi “Nënë Tereza” përballë Swiss Diamond, vizitoni faqen e  Facebook ose thirrni numrin e tel: 045 102 050.