Viola transferon Matrin

Italiani, i cili filloi karrierën e tij profesionale në San Siro, iu ribashkua ekipit të fëmijërisë verën e kaluar nga Juvenutsi, për një shumë që raportohet të jetë 12 milionë euro.
Megjithatë Matri arriti të shënojë vetëm një gol në 15 paraqitje në Serie A për Milanin dhe tash do të kalojë pjesën e dytë të sezonit në stadiumin Artemio Franchi.
“Fiorentina konfirmon se ka siguruar, në baza të përkohshme, të drejtat për Alessandro Matrin nga Milani”, shkruhet në deklaratën e publikuar nga faqja zyrtare e Violës, transmeton Telegrafi.
Matri arrin te Viola si mbulesë për sulmuesin e lënduar Giuseppe Rossi. Te skuadra italiane së shpejti pritet të arrijë edhe mesfushori i Manchester United, Anderson. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/01/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































