LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Real Madridi ka hapur negociatat me Vinicius Junior për një kontratë të re, por oferta e tyre e parë është refuzuar nga lojtari dhe kampi i tij. 

Reprezentuesi brazilian së fundmi nënshkroi kontratë në vitin 2022, e cila u zyrtarizua në 2023 dhe skadon në 2027, aty ku ishte përfshirë edhe klauzola e lirimit prej 1 miliardë eurosh. 

24-vjeçari ishte lidhur me dsia klube gjatë afatit kalimtar veror, ku madje ishte raportuar se përfaqësuesit e tij kishin mbajtur diskutime për një transferim të mundshëm në Superligën e Arabisë. 


Madridi shfaqi gatishmërinë pastaj për rinovimin e kontratës, por nga ana e lojtarit preferuan që të presin që sezoni të kalojë dhe madje të përfundojë, para se të negociojnë. 

Përfaqësuesit nga Arabia bën kontakte të reja me kampin e lojtarit gjatë muajit dhjetor ku shprehën vullneti e tyre për ta transferuar Viniciusin në Lindjen e Mesme në verë. 

Vinicius dhe përfaqësuesit e tij po kërkojnë një rritje të kompensimit për të reflektuar pozicionin e tij si njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. 

Real Madridi vihet pas yllit të Arsenalit – një ofertë e madhe po përgatitet për në verë
Lexo po ashtu Real Madridi vihet pas yllit të Arsenalit – një ofertë e madhe po përgatitet për në verë

Aktualisht ai përfiton një pagë neto prej 15 milionë eurosh, pasi arriti disa bonuse të ndryshme përfshirë këtu edhe çmimin ‘FIFA The Best’. 

Bashkëlojtari i tij Kylian Mbappe përfiton rreth 15 milionë euro në vit, por ai pati një bonus nënshkrimi pasi u transferua nga PSG-ja si lojtar i lirë në verë. 

Kujtojmë se Vinicius u transferua tek Real Madridi në vitin 2018 nga klubi brazilian Flamengo, për shumën e 45 milionë eurove./Telegrafi/