Vinfast do të ndërtojë fabrikën e automjeteve elektrike 2 miliardë dollarëshe në SHBA
Prodhuesi vietnamez i automjeteve VinFast ka deklaruar se ka nënshkruar një marrëveshje paraprake për të investuar fillimisht 2 miliardë dollarë për të ndërtuar një fabrikë në Karolinën e Veriut për të prodhuar autobusë elektrikë, automjete sportive (SUV-s) së bashku me bateritë për makinat EV.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njësia e konglomeratit më të madh të Vietnamit, Vingroup, tha se planifikon të ketë një investim total prej 4 miliardë dollarësh në kompleksin e tij të parë të fabrikës në SHBA.
Ndërtimi duhet të fillojë këtë vit sapo kompania të marrë lejet e nevojshme dhe pritet të përfundojë deri në korrik të vitit 2024. Kapaciteti fillestar i uzinës do të jetë 150 mijë njësi në vit.
“Me një objekt prodhimi pikërisht në tregun e SHBA-së, VinFast mund të stabilizojë çmimet dhe të shkurtojë kohën e dorëzimit të produkteve, duke i bërë makinat tona elektrike më të qasshme për klientët”, tha Nguyen Thi Thu Thuy, nënkryetar i Vinggroup dhe CEO i VinFast Global. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Vjen në Kosovë epoka e re e depilimit të përhershëm
Huracan Sterrato konfirmohet për debutim në dhjetor – do të jetë vetura e fundit me djegie të brendshme nga Lamborghini
Mercedes-AMG G63 4x4² që ka 585 kuaj-fuqi
Tesla do të ndërtojë një makinë në vlerë prej 25,000 eurosh në Gjermani?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur