LAJMI I FUNDIT:

VinFast, startup-i vietnamez, thotë se amerikanët mund të marrin veturat e tyre elektrike këtë vit

VinFast, startup-i vietnamez, thotë se amerikanët mund të marrin veturat e tyre elektrike këtë vit

Pas prezantimit të SUV-ve elektrikë VF6 dhe VF7 në panairin e makinave në Los Angeles 2022, prodhuesi vietnamez i veturave – VinFast, tha se në muajin mars do të hapë procesin e rezervimit për këto dy modele.

Duke folur në shfaqjen CES 2022 në Las Vegas, CEO i VinFast, Le Thi Thu Thuy tha se dërgesat pritet të fillojnë në fund të vitit 2023 dhe në fillim të vitit 2024.


VinFast gjithashtu përditësoi specifikimet për çdo SUV me një gamë të vlerësuar.

Versioni Eco me 174 kuaj fuqi i VF6 nënkompakt pritet të përshkojë 400 kilometra (248 milje) në ciklin e provës WLTP, ndërsa modeli Plus me 201 kuaj fuqi është pak më i ulët në 380 kilometra (237 milje).

Si një vlerësim i përafërt, ai konvertohet në diku midis 305 dhe 320 kilometra (190 dhe 200 milje) në ciklin e testit EPA, por shifrat përfundimtare mund të jenë më të ulëta.

VF8 përshkon 470 kilometra (293 milje) në të njëjtin test, por fillimisht do të ketë një distancë të vlerësuar nga EPA prej 290 kilometrash (179 miljesh).

Një përfaqësues i VinFast pohoi se gama e VF8 pritet të rritet pas një përditësimi të ardhshëm dhe vlerësimi zyrtar do të rishikohet pas ricertifikimit, raporton caranddriver, transmeton Telegrafi.

VinFast kishte premtuar dërgesë në fund të vitit 2022 për klientët amerikanë, por së fundmi ka thënë se klientët e saj të parë në Kaliforni do të fillojnë të marrin këtë model këtë muaj.

VF7 kompakte pritet që të përshkojë një distancë prej 450 kilometrave (280 miljeve) në testin WLTP në modelin Eco 201 kuaj fuqi dhe versioni AWD Plus me dy motorë 348 kuaj fuqi do të përshkoi distancën prej 430 kilometrave (268 milje). Kjo përkthehet në diku midis 275 dhe 360 kilometra (170 dhe 224 milje) të rrezes maksimale të vlerësuar nga EPA. Kompania nuk përmendi kapacitetin e përgjithshëm të baterisë për VF6 ose VF7.

Çmimi për të dy modelet do të shpallet diku në muajin e ardhshëm.

VF6 vlerësohet të fillojë rreth 30,000 dollarë, ndërsa çmimi bazë i vlerësuar i VF7 është nën 37,510 euro (40,000 dollarë).

VinFast fillimisht kishte premtuar dërgesat në SHBA të VF8 të saj më të madh përpara fundit të vitit 2022, por ato dërgesa të planifikuara nuk ndodhën përpara vitit të ri. /Telegrafi/