Pushteti lokal dhe ai qendror janë ngatërruar mes veti se cila do të ketë kompetenca më shumë në menaxhimin e Matkës. Andaj po tentojnë të krijojnë një institucion gjithëpërfshirës ndërmjet Komunës së Sarajit, asaj të Sopishtes, Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Ekologjisë. Blerim Bexheti një ditë më parë tha se bëhet fjalë për “Ndërmarrje Publike”, Petre Shilegov sot tha se Bexheti është keqinterpretuar ngaqë bëhet fjalë për “Projekt të përbashkët”, kurse Makraduli tha se bëhet fjalë për “Shërbim partneriteti”. Maja e ajsbergut u arrit me platformat ilegale, njëra e ndërtuar para 10 vjetësh dhe dy të tjerat tani së fundmi.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe UNDP-në janë duke hartuar një dispozitë të posaçme ligjore përmes të cilës do të saktësohen kompetencat e institucioneve për Matkën. Shilegov thotë se këmbëngul se me këtë ndryshim në Ligjin për Urbanizëm, do të minimizohet ndikimi i pushtetit lokal kundrejt Matkës.
“Ardhmëria e Matkës si pasuri natyrore, nuk mundet dhe nuk guxon të varet nga vullneti i subjekteve të caktuara, qoftë ai kryetari i Shkupit apo i Sarajit. Prandaj duhet të kemi vendim të saktësuar ligjor dhe atëherë do të përcaktohen kompetencat. Matka kufizohet me 5 komuna në Maqedoni, kështu që nuk mund të lihet vetëm në duart e një subjekti”, tha Petre Shilegov.
Përderisa zëvendësministri Makraduli fliste për të ardhmen e Matkës, prapa tij lundronin barkat që u nisën nga një platformë ilegale. Makraduli thotë se për përcaktimin e zonave dhe statusit të Matkës janë ndarë 400 mijë dollarë.
“Kështu që një detyrë të marrë nga Këshilli i Inspektorëve, kemi ndërmarr një aksion të koordinuar të të gjithë Inspektorateve për në Strugë dhe Matkë, rezultatet e të cilave së shpejti do t’i publikojmë”, u shpreh Jani Makraduli, nëvendësministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë.
Një ditë më parë kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti u shpreh kundër legalizimit të platformave në Matkë, por tha se nuk do t’i rrënoj ato deri sa nuk mbaron afati i ankesave të ndërtuesve jolegal në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ngaqë druan se mund të paditen nga ta. Për të hetuar se cilat nga institucionet relevante nuk ka zbatuar ligjin lidhur me ndërtimin e këtyre platformave dhe se kush saktësisht ka kompetencë për të ndërmarr masa, ka hapur lëndë edhe Komisioni Anti-Korrupsionit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert