LAJMI I FUNDIT:
Peja 7° partlycloudy_night

Vihet nën kontroll zjarri në bjeshkët e Deçanit – u shkatërruan sipërfaqe me gështenja dhe shkurre

Vihet nën kontroll zjarri në bjeshkët e Deçanit – u shkatërruan sipërfaqe me gështenja dhe shkurre

Situata me zjarret që përfshinë bjeshkët e Deçanit, është vënë nën kontroll. Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj.

Ramosaj tha se vënia nën kontroll e zjarrit erdhi falë përkushtimit të ekipeve të zjarrfikësve, vullnetarëve, punëtorëve të Parkut Kombëtar dhe institucioneve përgjegjëse.

“Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Iu bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo rrezik të mundshëm në natyrë”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.


Edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se zjarri është nën kontroll. Madje AME shton se në nivel vendi janë vërejtur shtim i zjarreve.

“Sipas raporteve të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, në nivel vendi është vërejtur një shtim i zjarreve. Një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur “Çeli”, ku kanë përfshirë një sipërfaqe me gështenja dhe shkurre.

Pas pranimit të njoftimit, janë mobilizuar forcat e NJPZSH-Deçan dhe NJPZSH-Junik, pjesëtarë nga Agjencia Pyjore si dhe vullnetarë. Ekipet po punojnë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, aktualisht, zjarri është nën kontroll”, thuhet në njoftim.

Zjarri përfshin bjeshkët e Deçanit, Ramosaj fton vullnetarët të bashkohen në aksionin për shuarjen e flakëve
Lexo po ashtu Zjarri përfshin bjeshkët e Deçanit, Ramosaj fton vullnetarët të bashkohen në aksionin për shuarjen e flakëve

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka apeluar për kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët, veçanërisht gjatë stinës së thatë, duke shmangur ndezjen e zjarreve në natyrë dhe duke raportuar menjëherë çdo rast të dyshimtë në numrin emergjent 112.

“Ky numër është falas nga të gjithë operatorët e komunikimit elektronik në Kosovë. Kujdesi dhe veprimi i shpejtë i secilit mund të ndihmojë në parandalimin e dëmeve të mëdha në mjedis dhe rrezikut për jetën dhe pronën e qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Kombëtarja e Shqipërisë
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Kalo në kategori