LAJMI I FUNDIT:

Vietnamezi shndërroi furgonin në një tank prej druri për djalin e tij

Vietnamezi shndërroi furgonin në një tank prej druri për djalin e tij

Një baba vietnamez ka shpenzuar qindra orë dhe ka investuar mijëra duke shndërruar një furgon të vjetër në një tank prej druri për djalin e tij – një hobi i pazakontë në një vend të shkatërruar dikur nga lufta.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti prej druri, i bazuar në një model francez EBR105 dhe i kompletuar me një armë kopje 2.8 metra të gjatë, kushtoi 11 mijë dollarë për t’u konvertuar.


“Djalit tim dhe mua na duket më argëtuese ngasja në tank, e cila nuk ka të bëjë me armë dhe as me luftë”, tha Truong Van Dao.

“Unë e konsideroj vetëm si një makinë normale, e rinovova në tank për ta bërë më interesante”, shtoi 31-vjeçari.

Daos dhe dy kolegëve iu deshën tre muaj për ta kthyer furgonin e papërdorur në tank. /Telegrafi/