LAJMI I FUNDIT:

Vietnamezi 10-vjeç që mbeti pa asnjë anëtar të familjes, jeton i vetmuar në shtëpi dhe punon arën – refuzon kategorikisht të adoptohet  

Vietnamezi 10-vjeç që mbeti pa asnjë anëtar të familjes, jeton i vetmuar në shtëpi dhe punon arën – refuzon kategorikisht të adoptohet  

Historia prekëse e djaloshit 10-vjeç që vjen nga një zona rurale në Vietnam, që kategorikisht refuzon të adoptohet pasi humbi të gjithë anëtarët e familjes dhe që jeton i vetëm e punon në arë tërë ditën, ka bërë miliona njerëz nga e mbarë bota të shpërthejnë në lot.

Derisa shumica e bashkëmoshatarëve të tij nuk kanë pse të brengosen për asgjë, përveç se të shkojnë në shkollë dhe të shijojnë fëmijërinë, Dang Van Kujen e kalon ditën duke punuar në arë në një fshat të largët në Vietnam, transmeton Telegrafi.


“Mbjelli perime dhe kërkoj gjithçka që do të mund të ma mbushte barkun”, ka deklaruar ky vogëlush para gazetarëve.

Jeta e tij për asnjë moment nuk ka qenë e lehtë. Nënën e humbi kur ishte shumë i vogël dhe u detyrua të jeton me gjyshen, derisa babai mundohej të gjente punë në ndërtimtari.

Situata u rëndua më shumë kur baba i vdiq në vend të punës, e gjyshja u martua për të dytën herë në një fshat tjetër. Pa kaluar shumë muaj edhe ajo vdiq, kështu mbeti pa përkrahjen e të paktën një anëtari të familjes.

Ai varej financiarisht ekskluzivisht nga babai që i dërgonte të holla për ushqim, rroba dhe gjëra tjera, kurse ushqimin ia përgatiste gjyshja. Tani kur ata nuk i ka pranë vetes, duhet t’i bëjë të gjitha vetëm.

Në reportazhin e realizuar nga mediat vietnameze, vogëlushi shfaqet duke ujitur perimet në arën në afërsi të shtëpisë. Ditët dhe netët i kalon në një shtëpizë të vogël nga druri, por në asnjë mënyrë nuk dëshiron që ta adoptojë një familje.

Pasi kishte dëgjuar për vdekjen e babait të Kujenit, mësuesi i tij kishte arritur të mbledh mjaftueshëm para për të pasur një jetë modeste në shtëpi dhe ka paralajmëruar autoritetet lokale për gjendjen e tij.

E pasi që gjyshi dhe gjyshja nuk kishin shprehur gatishmëri që të kujdesen për të apo të jetoj me ata, zgjidhja e vetme është strehimorja apo adoptimi.

“Nuk dua familje tjetër apo të adoptohem, mund të kujdesem për veten”, duke refuzuar kategorikisht të gjitha mundësitë e mundshme.

Dang Van Kujen aktualisht mbështetet në humanizmin dhe zemërgjerësinë e fqinjëve që e ndihmojnë me ushqim, siç është orizi dhe perimet që i mbjellë në arë.

“E vetmja gjë që më bën të ndihem i vetmuar dhe paksa keq – është nata”, ka pranuar pikën e dobët ky vogëlush para gazetarëve.

Që kur mësuesi i tij e ka shpërndarë historinë e 10-vjeçarit, mediat vietnameze kanë filluar në masë të madhe të shkruajnë për të, kurse përkrahja ka filluar t’i vie nga të gjitha anët e këtij vendi. Madje disa i kanë ofruar mundësinë që ta adoptojnë, të tjerët ishin të gatshëm të dhurojnë shuma të majme të parave.

E pavarësisht të gjitha këtyre, ai për asnjë ditë nuk është larguar nga shkolla, çdo mëngjes shkon me biçikletë dhe kthehet në shtëpi në kohë që të mund t’i përfundojnë punët që e presin në arë. /Telegrafi/