LAJMI I FUNDIT:

I vidhet çanta në QKUK, nëna kërkon t’i kthehen dokumentet e djalit i cili vuan nga leukemia

I vidhet çanta në QKUK, nëna kërkon t’i kthehen dokumentet e djalit i cili vuan nga leukemia
Foto: Arkiv

Blerina Boqollit nga qyteti i Pejës, mëngjesin e së enjtes i janë vjedhur pasaportat dhe të gjitha raportet mjekësore të djalit të saj, i cili vuan nga leukemia.

Boqolli përmes një shkrimi të shpërndarë në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët se nëse dikush i gjen dokumentet e djalit të saj, Ideal Boqollit të lajmërohet, sepse ai këtyre ditëve do të ketë kontroll në Turqi, transmeton Telegrafi.


“Sot në mëngjes isha në QKUK pediatri, kontroll për djalin që e kam të sëmurë me leukemi, në parking në makinë mu vodhën dy çanta, njëra e imja e krahut, tjetra e laptopit në të cilën gjenden pasaportat tona dhe të gjitha analizat e dokumentet e mjekëve në Turqi, ku djali ka bërë transplantim të palcës kurrizore. Ju lutem shumë shumë për mjetet monetare që kanë qenë aty nuk jam ngushtë, vetëm nëse dikush i sheh rreth spitalit dokumentet në emër të Ideal Boqollit më lajmëroni. Se ai që ka marrë ka mendu se ka loptop në çantë e si duhen gjë, garant i hudh e nuk kanë rëndësi për të si për ne, më datën 20 janar tash kemi me dërgu në kontroll në Turqi me pasaporta me krejt gjendeshin në çanta, 043555300”, ka shkruar ajo në postimin të cilin e ka shpërndarë në grupin Familja dhe Shëndeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori