LAJMI I FUNDIT:

Vidhen llaptopë me të gjitha të dhënat tek kombëtarja e Zvicrës – si mund të vazhdojnë të luajnë tani?

Vidhen llaptopë me të gjitha të dhënat tek kombëtarja e Zvicrës – si mund të vazhdojnë të luajnë tani?

Në barazim me Gjermaninë, për kombëtaren e Zvicrës ka përfunduar raundi i fundit i fazës së grupeve të Euro 2024.

Edhe pse Dan Ndoye shënoi në fillim të ndeshjes, Helvetikët nuk arritën t’i merrnin tri pikët në shtëpi. Niclas Fullkrug “grabiti” kundërshtarët me një gjuajtje të suksesshme në pjesën e dytë.


Por ‘vjedhja’ në fushë nuk ishte e vetmja për zviceranët, pasi sulmues të panjohur grabitën skautët e kombëtares. Kur ndodhi, ata ishin duke punuar në hotelin Maritim në Dusseldorf. Llaptopët dhe të dhënat e kombëtares u zhdukën pa lënë gjurmë.

Trendi i ri në Euro 2024: Tifozët vazhdojnë të konfrontohen për gatimet tradicionale kombëtare
Lexo po ashtu Trendi i ri në Euro 2024: Tifozët vazhdojnë të konfrontohen për gatimet tradicionale kombëtare

Adrian Arnold, një nga përfaqësuesit e Federatës Zvicerane të Futbollit, tha: “Mund të konfirmoj se tre llaptopë të punonjësve tanë janë vjedhur nga hoteli dhe ne tashmë e kemi raportuar këtë në polici”.

Ai shtoi: “Për momentin nuk na duhen më këto të dhëna për analiza të sakta në turne. Nëse ishte sulm ndaj të dhënave të kombëtares zvicerane, ata sulmuan ekipin e gabuar”.

Kamerat e hotelit kapën të paktën një nga të dyshuarit e përfshirë në vjedhjen e pajisjeve të kombëtares. Policia e Dyseldorfit tani është në kërkim të autorëve. Ky akt i pacipë duhet të shërbejë si një paralajmërim për ekipet e tjera kombëtare për të mbrojtur më mirë gjërat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Liverpoolit i largohen dy futbollistë të rëndësishëm, lirohet buxheti i pagave prej 15 milionë eurove

Liverpoolit i largohen dy futbollistë të rëndësishëm, lirohet buxheti i pagave prej 15 milionë eurove

Premier League
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë

Përfaqësueset
Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

La Liga
Kalo në kategori