Ky është një moment shumë qesharak ku shihet se si një bodybuilder nuk arrin ta largoj nga shpina letrën ngjitëse – e gjitha kjo ndodh për shkak të muskujve dhe kraharorëve të gjerë.

Videoja e filmuar në Tel Aviv të Izraelit, shfaq një burrë gjigant muskuloz i cili ka probleme të largoj nga shpina letrën ngjitëse të cilën ia vendos një burrë tjetër – pa muskuj, transmeton Telegrafi.

Edhe përkundër tentimeve të shumta, ai nuk arrin ta zgjat mjaftueshëm dorën që ta heq letrën ngjitëse, pasi ishin pikërisht muskujt e mëdhenj dhe kraharorët e gjerë që i pamundësonin një gjë të tillë.

Është interesant se si shoku i tij që i vendos letrën ngjitëse vazhdimisht qesh me të dhe tallet, duke i thënë se si muskujt nuk po e lejojnë të zgjat mjaftueshëm dorën.

Pamjet janë bërë virale në internet dhe deri më tani kanë shkaktuar mijëra komente e pëlqime. Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/