LAJMI I FUNDIT:

Videoja e afganes që përloti shumëkënd: Askujt nuk i bëhet vonë për ne

Videoja e afganes që përloti shumëkënd: Askujt nuk i bëhet vonë për ne

Një vajzë afgane që ka publikuar një video ka bërë shumëkënd me lot – pasi me zërin e saj të ëmbël i bënte thirrje botës për ndihmë, në ditët kur talebanët morën nën kontroll vendlindjen e saj.

Videoja plot emocion deri më tani është shikuar nga miliona njerëz në Twitter, e u postua nga aktivisti për të drejtat e njeriut Masih Alinejad, ku shihet vajza duke qarë – e identiteti i saj mbetet akoma i panjohur, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk numërojmë sepse kemi lindur në Afganistan”, dëgjohet duke thënë vajza që për asnjë moment nuk arriti t’i ndalë lotët.


“Nuk ndihmoj asgjë nëse qaj. Askujt nuk i bëhet vonë për ne. Do të vdesim ngadalë”, ka shtuar ajo.

Ndryshe talebanët kanë marrë nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit, dhe prej se ka filluar operacioni i evakuimit të personelit të ambasadave perëndimore në Kabul, është rritur frika te qytetarët se tani i tërë mllefi do të zbrazet tek ata.

Për këtë shumë prej tyre po bëjnë të pamundurën që të largohen nga vendi – duke pasur frikë se e nesërmja mund të jetë fatale për ta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Kalo në kategori