LAJMI I FUNDIT:

Videoja amatore shfaq momentin kur raketa e aeroplanëve izraelit, godet ndërtesën brenda të cilës gjendeshin militantët e Xhihadit Islamik

Videoja amatore shfaq momentin kur raketa e aeroplanëve izraelit, godet ndërtesën brenda të cilës gjendeshin militantët e Xhihadit Islamik

Një video amatore e filmuar nga afër, shfaq momentin kur raketa e aeroplanëve të ushtrisë izraelite godet një ndërtesë në Gaza, ku Izraeli ka kryer sulme ajrore mbi militantët e grupit Xhihadi Islamik.

Aeroplanët e ushtrisë izraelite, hodhën dy bomba mbi ndërtesat ku ishin strehuar militantët e Xhihadit Islamik, transmeton Telegrafi.

Në këto sulme përveç dhjetëra palestinezëve, është vrarë edhe njeriu i dytë i këtij grupi i njohur si Khaled Mansour.


Izraelitet vrasin njeriun e dytë të Xhihadit Islamik në Gaza, e pësojnë me jetë edhe 28 palestinezë tjerë - publikohen pamjet e sulmit
Lexo po ashtu Izraelitet vrasin njeriun e dytë të Xhihadit Islamik në Gaza, e pësojnë me jetë edhe 28 palestinezë tjerë - publikohen pamjet e sulmit

Në anën tjetër, militantët palestinezë kanë bërë të ditur se kanë shkrepur të paktën 200 raketa në drejtim të Izraelit – ku shumica prej tyre janë shkatërruar në ajër nga artileria izraelite.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, ka njoftuar se 29 persona kanë humbur jetën në këtë sulm – përfshirë një vajzë 5-vjeçare dhe një grua 79-vjeçe.

Mbi 250 civilë tjerë kanë pësuar lëndime të rënda nga këto sulme, kurse Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se 31 familje në Gaza kanë mbetur pa kulm mbi kokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori