Brenda një jave, Lëvizja Vetëvendosje publikoi në llogarinë zyrtare në Facebook dy video të shkurta, ku kritikohen partitë të cilat kanë udhëhequr në Kosovë në të kaluarën, ndërsa liderët e tyre cilësohen si shkatërrues të shtetit. Në njërën nga videot shfaqen edhe dy themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët tani ndodhen në Hagë.

Reklama

Video të tilla për PDK-në nuk janë aspak pengesë, por vetëm tendencë e Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbuluar paaftësinë për qeverisje.

Kështu deklaroi të martën sekretari organizativ dhe zgjedhor në PDK, Betim Gjoshi, i ftuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.

Reklama

“Video të tilla neve si PDK aspak s’na kanë penguar. Vetëm edhe njëherë e kanë bërë më lakuriq këtë qeveri para qytetarëve se sa e pazotë dhe e paaftë është. E ka të kotë që me mjete të tilla propagandistike që më shumë i shkojnë një partie opozitare minore, që të tentojë ta fshehë paaftësinë dhe moszgjidhjen e problemeve kryesore që kanë sot qytetarët e vendit si energjia elektrike, gjërat ushqimore, nafta e shumë probleme tjera”, u shpreh Gjoshi.

Reklama

Sipas tij, gjithçka e mirë në Kosovë – që nga liria e deri te ndërtimi i institucioneve – lidhet me emrin dhe drejtuesit e PDK-së.

Reklama

“Sipas kësaj logjike të thjeshtë, i bie që Millosheviqi e ka ndreq këtë vend e ne e kemi shkatërruar që 20 vjet. Shkatërrim është kur diçka e mirë prishet. Ne nuk kemi qeverisur 20 vjet e as nuk kemi për detyrë që të arsyetojmë punën e UNMIK-ut e EULEX-it. Por, gjithçka që është e mirë në këtë vend, që nga liria deri te ndërtimi i institucioneve, lidhet me emrin dhe drejtuesit e PDK-së”.

Sekretari organizativ dhe zgjedhor në PDK, Betim Gjoshi, në emisionin “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova

Mes tjerash, ai tha se për herë të parë në historinë e Kosovës kryeministri menaxhon gjithë shtetin dhe sërish nuk po arrin të zgjidhë asnjë hall të qytetarëve.

Reklama
Reklama

“Për herë të parë në historinë e Kosovës që 20 vjet një njeri e udhëheq krejt shtetin. Një person është kryeministër, ministër i Shëndetësisë, i Drejtësisë, i Ekonomisë, kryetar i Kuvendit, president i vendit, Kryeprokuror, drejtor i KEK-ut, drejtor i Postës etj. Pra, populli ja ka dhënë krejt këtë pushtet për me ndreq këtë vend. Sot kemi një kryeministër që menaxhon të gjitha gjërat dhe nuk e zgjidh asnjë hall. Do të mbahet mend vetëm për humbje të kohës 3-4 vjeçare për qytetarët e Kosovës”.

Gjoshi mes tjerash foli edhe për opozitarizmin e PDK-së, duke thënë se këtë e kanë bërë çdo herë duke përdorur mjetet demokratike.

Reklama

“Të gjitha temat që janë ngritur në vend janë ngritur nga ne. PDK-ja është parti opozitare më normale dhe e bën opozitarimin me mjete që i lejon demokracia. Mos e prisni PDK-në me mjete jodemokratike të bëjë protesta. Mos e prisni PDK-në që të shkojë të ua tmerrojë gratë e fëmijët siç kanë bërë ata. Ne më shumë e duam Kosovën se partinë. E vetmja parti jemi që asnjëherë nuk kemi linçuar dikë dhe nuk kemi përjashtuar askënd nga partneriteti”.

Reklama

“Ne çdo ditë jemi në terren dhe i dëgjojmë hallet e qytetarëve. Nuk ka asnjë që jeton më mirë dhe që është më i kënaqur sot se para 3 vjetëve, përveç atyre 100-200 vetave që janë afër Albin Kurtit me xhipa e vetura të shtrenjta. Rreth 200 mijë vetë e kanë lëshuar vendin në tri vjetët e fundit. Albin Kurti është i shkëputur nga realiteti. Ne po i themi ofro zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen njerëzit”.

Reklama

Në fund, ai tha se nëse kjo qeveri nuk i kthen sytë nga qytetarët, “verdiktin final do të merr në zgjedhjet qendrore se në ato lokale e ka marrë një mesazh nga qytetarët”.

“Vetëvendosje ka rënie drastike edhe me matje por edhe me rezultate reale. PDK-ja ka ngritje dhe e kemi një rezultat të mirë në zgjidhjet e fundit lokale”, përfundoi Gjoshi. /Telegrafi/

Reklama

Sekretari organizativ dhe zgjedhor në PDK, Betim Gjoshi, në emisionin “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova