LAJMI I FUNDIT:

Video koncepti i ri shfaq se si mund të duket iPhone XI (VIDEO)

Video koncepti i ri shfaq se si mund të duket iPhone XI (VIDEO)

Versioni i ardhshëm i iPhone pritet të lansohet në shtator dhe tifozët e pajisjes tashmë janë duke spekuluar në lidhje me të.


Ne nuk e dimë nëse do të pagëzohet iPhone XI ose iPhone 11, por falë disa rrjedhjeve dhe thashethemeve, ka disa ide se si do të duket.

Ekipi në DBS Designing ka qenë padyshim duke i kushtuar vëmendje thashethemeve dhe imazheve të dyshuara të iPhone ri.

Ata kanë krijuar një video koncept jozyrtar që parashikon se si do të duket iPhone i ardhshëm.

Klipi i shkurtër, i postuar në YouTube, tregon dizajnin e kamerës në cep të pajisjes që është lënë të kuptohet nga disa imazhe të rrjedhura.

Videoja e DBS Designing tregon katër lente, të cilat, nëse janë reale, nënkuptojnë zgjerimin e fokusit dhe aftësitë e AR.

Video gjithashtu tregon telefonat në katër ngjyra të ndryshme: ari, zi, e bardhë dhe varianti i kuq i Apple.

Sipas konceptit, ngarkimi i kundërt mund të lejojë përdoruesit të ngarkojnë AirPod-et e tyre direkt nga telefoni.

Është një aftësi që Huawei dhe Samsung e kanë përqafuar tashmë dhe mund Apple ta marrë parasysh.

Së fundi, video gjithashtu supozon se Apple do të largoj lidhësin Lightning për një port USB-C. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori