LAJMI I FUNDIT:

Video e punuar nga REPUBLIKA Communications në Prishtinë arrin audiencën botërore

Video e punuar nga REPUBLIKA Communications në Prishtinë arrin audiencën botërore

“Gjërat nuk ishin aq mirë, mirëpo tash ato kanë ndryshuar,” janë fjalët e Ganiut, 12 vjeçar, i cili tregon se si përmes ndihmës së UNICEF Kosova dhe partnerëve të sajë gjërat për familjen e tij kanë ndryshuar për të mirë.

Video është ideuar dhe krijuar nga agjensioni i komunikimit Republika Communications në Prishtinë, si pjesë e kampanjës #fightunfair.

Kjo video është vlerësuar dhe përzgjedhur nga zyra qëndrore e UNICEF në New York që të shpërndahet me audiencë botërore, duke u bërë kampanja vetëdijësuese e parë nga Kosova që të ketë shtrirje mediatike në mbarë botën.

REPUBLIKA Communications Agency është njëra ndër agjencitë më të suksesshme kosovare e bazuar në Prishtinë me një portofolio shumë të pasur të Institucioneve Internacionale në Kosovë si dhe gjithmonë në rritje të klientëve lokalë dhe atyre ndërkombëtarë.

Agjencia ofron shërbime të integruara te marketingut, si dhe specializon ne organizimin e eventeve më të mëdha që organizohen në Kosove si dhe njihet si agjencioni me idetë më inovative në fushatat e tyre të përgjëgjësisë sociale korporative, si dhe të krijimit të platformave unike reklamuese për dallimin e klientëve të tyre ndaj të tjerëve.

“Qëllimi kryesore i REPUBLIKES është gjetja e mënyrave inteligjente dhe imagjinative të evoluimit të brendit të klientëve tonë, duke përcjellur strategjinë aftagjatë të planifikimit komunikues”, thotë Dukagjin Lipa, CEO i REPUBLIKA Communications Agency.

UNICEF ka qenë e pranishme në Kosovë gjatë dekadës së fundit, për të mbështetur shërbimet bazë për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Që atëherë, UNICEF Kosova ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në mobilizimin e burimeve, lehtësimin e dialogut mes qeverisë, shoqërisë civile, dhe komunitetit të donatorëve për të siguruar një jetë më të mirë për çdo fëmijë në Kosovë.