Victoria dhe David Beckham kanë marrë një kredi bankare, vlera e të cilës shkon afro 10 milionë euro për të blerë një shtëpi luksoze.

Kohët e fundit, 46-vjeçarja, e cila është Drejtoreshë e Përgjithshme e markës së saj të veshjeve "Victoria Beckham Ltd", ka paguar 80 përqind të pagave të stafit të saj, ndërsa ata janë në shtëpi, shkruan Mirror.


Ish-pjesëtarja e 'Spice Girl', e cila fillimisht kishte shpresuar të shfrytëzonte paratë e taksapaguesve, më vonë pati një ndryshim dhe u përball me reagime të mëdha.

1 QATAR CULTURE MUSEUM

Familja Beckham tani rrezikojnë të përballen me pyetje të ashpra se përse morën një shumë të tillë parash, pasi u zbulua shifra të cilën ata e kanë marrë për të blerë pronë.

Prona pretendohet se përfshin pesë dhoma gjumi, një pishinë, banjë, sallon të flokëve, bar i mbushur me lëngje, palestër dhe jastëk për ulje të helikopterëve.

0 Victoria And David Beckham

The Sun të dielën raportoi se David dhe Victoria kishin marrë kredi bankare prej 10 milionë eurosh, për të blerë një apartament nën çati në Miami. /Telegrafi/