LAJMI I FUNDIT:

Viber ka rritur besimin e klientëve me prezantimin e veçorive të reja

Viber ka rritur besimin e klientëve me prezantimin e veçorive të reja

Lideri global për mesazhe dhe komunikim zanor, Rakuten Viber, ka mbyllur vitin 2023 me një sërë funksionesh të reja, të cilat forcojnë përkushtimin ndaj shërbimit të klientëve.

Gjatë vitit të kaluar, Viber ka prezantuar një sërë produktesh dhe shërbimesh inovative që plotësojnë nevojat e përdoruesve të saj.


Një nga shërbimet është Viber Plus, i cili ka debutuar si ofertë premium e kompanisë, duke u ofruar përdoruesve veçori të përmirësuara dhe opsione personalizimi.

Gjithashtu, Viber e ka bërë më të lehtë qasjen në fotografi, video dhe lidhje të përbashkëta. Kjo ka ndikuar që të ketë rritje të mesazheve të dërguara dhe të rritet numri i pjesëmarrësve në një bisedë.

Vitin e kaluar, aplikacioni prezantoi edhe Viber for Business, duke i lejuar përdoruesit të zbulojnë informacione për biznese të ndryshme, gjë që e ka rritur besnikërinë e klientëve edhe më shumë.

Rakuten Viber ka forcuar edhe sistemin e superaplikacioneve duke prezantuar shërbime shtesë. Një ndër partneritetet e dukshme ishte integrimi i një asistenti me Inteligjencë Artificiale (Al) të quajtur Cookie, i cili ka mbi 720 mijë abonentë.

Ndërsa Viber ka zgjeruar shërbimet dhe ka krijuar një përvojë të jashtëzakonshme brenda aplikacionit, ai premton përditësime tjera vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Kalo në kategori