LAJMI I FUNDIT:

“Veturën ma vodhën persona të maskuar”, flet pronari i Range Rover-it që u dogj pas sulmit në Top Channel

“Veturën ma vodhën persona të maskuar”, flet pronari i Range Rover-it që u dogj pas sulmit në Top Channel

Një veturë e tipit “Range Rover Sport” që dyshohet se është e autorëve të cilët sulmuan një ditë më parë objektin e Top Channel, duke lënë të vdekur rojën e sigurisë u gjet e djegur disa orë pas ngjarjes në autostradën e Kavajës.

Qytetari nga Kosova, Ramadan Makolli, tregoi për Telegrafin se është pronar i kësaj veture në vlerë rreth 40 mijë euro, e cila ishte i vjedhur në verën e vitit 2020 gjatë pushimeve në Lezhë.


“Kam qenë për pushime në Lezhë kur më është vjedhur vetura. E kam lajmëruar rastin në polici po atë ditë, 10 korrik 2020. Vetura ka qenë e parkuar afër restorantit të hotelit ku kam qëndruar”, tha Makolli.

Detaje nga sulmi ndaj Top Channel, automjeti i përdorur nga atentatorët i është vjedhur një shtetasi nga Kosova
Lexo po ashtu Detaje nga sulmi ndaj Top Channel, automjeti i përdorur nga atentatorët i është vjedhur një shtetasi nga Kosova

Ai tutje u shpreh se në kamerat e sigurisë shihet kur personat hyjnë në veturë, por siç ka bërë të ditur, nuk mund të identifikohen pasi kanë pasur të vendosur maska në fytyrë.

“Në momentin që hajnat kanë hyrë në veturë, i janë ndezur dritat dhe në kamerat e sigurisë shihet kur ata e hapin derën dhe hyjnë në veturë. Por, fytyrat e tyre nuk shihen pasi kanë të vendosura maska”.

“Tri vjet vetura ime ka shëtitur poshtë e lartë pa targa. Sigurisht ia kanë ndërruar edhe librezën. Merreni me mend ma kanë mbyllur rastin gjoja se nuk po kanë argumente dhe dijeni se çfarë të bëjnë”, shtoi Makolli.

Ai tutje tregoi se autoritetet e Shqipërisë e kanë mbyllur këtë rast me arsyetimin për mungesë të provave, ndërsa tha se është detyruar që të hapë rast për herë të dytë.

“Më është dashur të hapë rast për herë të dytë përmes avokatit e tash rasti është i hapur. Ende skam marr asnjë kompensim, por po presim nga shteti i Shqipërisë që rastin ta trajtojnë më seriozisht. Duhet ta dimë zanafillën e kësaj, prej kur është vjedhur vetura dhe kah ka shëtitur sepse me siguri kanë bërë edhe krime të tjera duke pasur parasysh se që tri vjet shëtitur në duart e hajdutëve. Vlera e veturës është diku rreth 40 mijë euro”.

I pyetur se a dyshon për ndërhyrje në organet kompetente, Makolli tha se “nuk e di, por vetë fakti se ka ardhur deri aty…me qenë i sinqertë dyshimet janë gjithmonë se për tri vjet nuk u zbulua asnjë gjë”.

“Sikur të donte shteti për 24 orë e kishte gjetur”, përfundoi ai.

Ndryshe, ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarja të rëndë që tronditi Shqipërinë. Ndërkohë, policia ka vënë në dispozicion 100 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm nga qytetarët që do të ndihmonte në zbardhjen e rastit. Policia ka vënë në dispozicion numrin 069 41 10 299 për të marrë pista që çojnë në kapjen e autorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori