LAJMI I FUNDIT:

Me veturë tërheq kamp-shtëpizën nëpër një autostradë në Britani, shoferi nuk e dinte që i ishte shfryrë goma – ndalet nga policia

Me veturë tërheq kamp-shtëpizën nëpër një autostradë në Britani, shoferi nuk e dinte që i ishte shfryrë goma – ndalet nga policia

Një video amatore e filmuar në një autostradë në West Midland të Britanisë së Madhe, shfaq momentin kur shoferi i një veture nuk e kishte vërejtur se rrota e kamp-shtëpizës që ai e tërhiqte me mjet ishte shfryrë dhe po rrezikonte tjerë në komunikacion.

Pronari i kam-shtëpizës u filmua duke lëvizur me shpejtësi të madhe nëpër autostradë, ani pse goma i ishte shfryrë dhe po e tërhiqte zvarrë, transmeton Telegrafi.


E pasi që policët e trafikut vërejtën mjetin që tërhiqej që kishte të shfryrë rrotën, e ndaluan shoferin dhe i telefonuan një mjeti që do ta tërhiqte sigurtë deri në destinacion.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë edhe nga vetë policia, me qëllim që të shërbej si leksion për shoferët tjerë që të jenë më të kujdesshëm kur tërheqin ndonjë mjet tjetër. /Telegrafi/