LAJMI I FUNDIT:

Veturat me motorë me djegie do të mund të drejtohen deri në vitin 2050

Veturat me motorë me djegie do të mund të drejtohen deri në vitin 2050

Një nga ithtarët më të mëdhenj të elektrifikimit në Evropë, grupi Stellantis, thekson gjithnjë e më shumë se veturat me motorë me djegie të brendshme do të vazhdojnë të lëvizin në rrugë edhe në vitin 2050, kryesisht falë karburanteve sintetike.

Megjithëse shumica e prodhuesve të veturave kanë tashmë plane për kalimin në epokën elektrike, veturat me motorë klasikë nuk do të zhduken nga rruga së shpejti. Ky mendim vjen nga grupi Stellantis, i cili është edhe një nga ithtarët më të mëdhenj të elektrifikimit që në fillimet e tij dhe së fundmi, me sa duket nën presionin e Kinës, është duke e intensifikuar këtë temë gjithnjë e më shumë.


Sipas Christian Muller, zëvendës president i këtij grupi shumëkombësh, veturat me motor termik të shitura deri në vitin 2029, do vazhdojnë të qarkullojnë neper rrugët evropiane dhe botërore edhe në vitin 2050, transmeton Telegrafi.

Kjo do jetë e mundshme falë karburanteve sintetike me emetime të ulëta – në vend të karburanteve të zakonshme – gjë e cila do t’i mbante “në jetë” motorët termik edhe pas vitit 2035, atëherë kur edhe do duhet të prodhohet edhe zyrtarisht vetura e fundit me motor “klasik”.

Stellantis ka raportuar se kanë testuar motorë termikë të vjetër dhe të rinj në bashkëpunim me kompaninë arabe të naftës Aramco. Rezultatet e testit tregojnë se deri në 24 lloje motorësh me djegie të brendshme, të prodhuar nga Stellantis nga viti 2014 e deri më sot, mund të punojnë me karburante sintetike pa asnjë modifikim të motorit.

Vlerësohet se motorë të tillë përputhen plotësisht me karburantet e reja sintetike dhe janë të pranishëm në rreth 28 milionë vetura në rrugët në Evropë. Në këtë kombinim, ekziston gjithashtu potenciali për të reduktuar emetimet e CO2 deri në 400 milion ton në Kontinentin e Vjetër midis 2025 dhe 2050. /Telegrafi/