LAJMI I FUNDIT:

Veturat e ardhshme elektrike të Audi mund ta pastrojnë ajrin për të gjithë gjatë drejtimit dhe karikimit

Veturat e ardhshme elektrike të Audi mund ta pastrojnë ajrin për të gjithë gjatë drejtimit dhe karikimit

Veturat elektrike konsiderohen më të gjelbra për sa i përket CO2 dhe emetimeve të tjera në krahasim me veturat me djegie, që do të thotë se janë më të pastra gjatë funksionimit.

Energjia elektrike për veturat elektrike megjithatë nuk vije gjithnjë nga burime më të gjelbra, por kjo është një temë për një bisedë tjetër.


Megjithatë, pavarësisht llojit të motorit, të gjitha veturat gjenerojnë pluhur të imët nga frenat dhe gomat e tyre e edhe nga gërryerja e rrugës. A është ndonjë zgjidhje për reduktimin e sasisë së ndotjes nga grimcat? Ende jo, por Audi është duke punuar në këtë drejtim, përcjell Telegrafi.

Prodhuesi gjerman i veturave ka një projekt pilot të ri të zhvilluar në bashkëpunim me furnizuesin e pjesëve Mann + Hummel, dhe të 2 kompanitë të cilat po dizajnojnë një filtër të ri të grimcave për veturat elektrike që mbledh grimcat nga mjedisi, raporton motor1.

Sistemi i përfolur i filtrit për pastrimin e ajrit

Ky filtër punon njëjtë si sistemet e filtrimit të ajrit për shtëpitë, megjithatë, instalimi i tyre në pjesën e përparme të veturave do të thotë se ajo i mbledh grimcat e gjeneruara nga po e njëjta veturë.

E lansuar në vitin 2020, ky projekt pilot do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2024, kur edhe do të vlerësohen rezultatet. Filtri ngjitet në kornizën ekzistuese të veturës në pjesën ballore të radiatorit, gjë që do të thotë se do të nevojiten vetëm disa modifikime fare të vogla.

Filtri kontrollohet nga një hyrje e ndërrueshme e ftohjes së ajrit, e cila i mban grimcat e imta të pluhurit të mbërthyera në filtër. Audi ka testuar teknologjinë e re në veturat testuese E-Tron.

Sistemi funksionon në 2 modalitete. Përderisa vetura është në lëvizje, ajo filtron në mënyrë pasive kur ajri rrjedh nëpërmjet sistemit të filtrit dhe grimcat më të vogla kapen aty.

Gjatë karikimit, ventilatori i cili veçse është i kapur në pjesën e përparme të veturës përcjell ajrin e ambientit nëpërmjet filtrit. Audi tregon se modaliteti i dytë është ideal për zonat urbane përderisa është duke u karikuar në stacione publike. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE

Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE

Auto
Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

Auto
Kalo në kategori