LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet bashkëshortin e Shkurte Fejzës

Vetura godet bashkëshortin e Shkurte Fejzës

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza është goditur sot nga një veturë në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vajza e tij, Gresa Behluli.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo.


Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të marr edhe një koment nga Policia e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ditëve të fundit, Hajrush Behluli është përfshirë në një debat publik, pas deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi për Shkurte Fejzën, i cili kishte thënë se muzika në përgjithësi nuk është e pëlqyeshme për të.

Kjo është gjendja e bashkëshortit të Shkurte Fejzës, i cili pas aksidentit po trajtohet në Spitalin e Prizrenit
Lexo po ashtu Kjo është gjendja e bashkëshortit të Shkurte Fejzës, i cili pas aksidentit po trajtohet në Spitalin e Prizrenit

“Shkurta tekstet i ka të mira, por më dhimbet shumë se nuk është shumë fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por është pak. Do të doja që Shkurta si një figurë e njohur kombëtare të ishte fetare, sepse edhe ajo ka me vdekë si unë, edhe hiq larg nuk e ka se i ka bërë disa vjet të mira”, kishte deklaruar Krasniqi.

Adelina Ismaili me një tjetër postim i dërgon mesazh indirekt Shefqet Krasniqit: Këtu jemi Gjergj Kastrioti, feja jonë është Shqiptaria
Lexo po ashtu Adelina Ismaili me një tjetër postim i dërgon mesazh indirekt Shefqet Krasniqit: Këtu jemi Gjergj Kastrioti, feja jonë është Shqiptaria

Pas kësaj, kishte reaguar bashkëshorti i këngëtares, Hajrush Behluli, i cili ka theksuar se feja e tyre është shqiptaria.

“Sa për informacionin e të gjithë juve që e keni shitur shpirtin te padronët tuaj ju them shumë kjartë: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm, me bindje dhe me zemër në të madhin Zot e sa për ideologjitë tuaja fetare dhe vlerësimet e lloj lloj të çmenduri as që e vrajmë mendjen.Besojmë vetëm në Zot dhe feja e jonë është vetëm SHQIPTARIA. P.S ky tipi po gënjen sepse ky nuk e ka ditur a jemi fetar apo jo sepse fatmirësisht kurrë në jetë nuk e kemi takuar e as biseduar në telefon andaj le të merret me ata që komunikon”, kishte deklaruar Behluli.

Lidhur me deklaratën e hoxhës ka pasur disa reagime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Moisiu: Kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bërë shtet, bajraktarizmi na ka penguar

Moisiu: Kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bërë shtet, bajraktarizmi na ka penguar

Lajme
Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

Lajme
“Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë”, ish-presidenti Moisiu: Deputetët me shtëpi në det e mal, rrogat i dimë...

“Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë”, ish-presidenti Moisiu: Deputetët me shtëpi në det e mal, rrogat i dimë...

Lajme
Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Lajme
Kalo në kategori