LAJMI I FUNDIT:

Vetura e mbështjellë me më së shumti flokë, fiton sërish Rekordin e Ginisit (Video)

Vetura e mbështjellë me më së shumti flokë, fiton sërish Rekordin e Ginisit (Video)

Maria Lucio Mugno nga Padula e Italisë, është floktarja që ka hyrë dy herë në Librin e Rekordeve të Ginisit, për veturën e mbuluar me më së shumti flokë njerëzish.

Fillimisht, ajo kishte fituar çmimin, pasi mbuloi tërë sipërfaqen e Fiat 500, me gërsheta që punuara prej fijeve të prera nga klientet, transmeton Telegrafi.


Kjo vetëm i dha motiv, që pas disa vitesh, në veturë të shtoi 100 kilogramë flokë në total dhe të thyej rekordin e arritur më parë.

Videoja e postuar më poshtë, tregon nga afër këtë makinë, në të cilën janë investuar 80 mijë euro, si dhe nevojitet kujdes i madh për ta mbajtur patër. /Telegrafi/