Vettingu në polici do të startojë në janar, ndërsa në “sitën” e organeve që do verifikojnë pastërtinë e figurës së efektivëve do të kalojnë fillimisht drejtuesit e lartë, duke nisur me kryepolicin Haki Çako.
Komisionet e Vlerësimit pritet të jenë të ngjashëm me ato për vettingun e gjyqësorit.
“Ai është modeli që do të ndjekim, por këtë kemi të bëjmë me një forcë sigurie, jo një pushtet siç është gjyqësori. Ideja është që organet e vetingut të jenë të pavarura nga Ministria e Brendshme apo qeveria”, thotë Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm.
Ashtu si në operacionin “Forca e ligjit “, edhe në këtë proces ekspertët e huaj do jenë të pranishëm.
“Ata do kenë rol monitorues dhe këshilluar për të garantuar një proces të rregullt dhe transparent”, shpjegon Hodaj.
Por vettingu në polici duket se ka nisur para janarit. Sipas burimeve rreth 20 efektivëve të lartë i është refuzuar rinovimi i certifikatës së sigurisë për njohjen e informacioneve të klasifikuara, për arsye të paqarta.
Po ashtu gjurmët e gishtave të gjithë trupës së policisë, gardës së republikës dhe punonjësve të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave, u janë dërguar Interpolit dhe Europolit për të zbuluar indivitë me të shkuar kriminale jashtë vendit.
Gjatë vetingut nuk përjashtohet mundësia që për raste specifike të përdoret edhe poligrafi apo siç njihet ndryshe makineria e së vërtetës. /Top Channel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend