LAJMI I FUNDIT:

Vettingu në drejtësi përmes ndryshimeve kushtetuese, në mars opinioni i Komisonit të Venecias për këtë proces

Vettingu në drejtësi përmes ndryshimeve kushtetuese, në mars opinioni i Komisonit të Venecias për këtë proces
Foto: Arkiv

Reforma e nisur nga Ministria e Drejtësisë për realizimin e Vettingut, pritet të analizohet nga Komisioni i Venecias. Për këtë shkak, raportuesit e këtij Komisioni qëndruan në Kosovë, ku u takuan me të gjithë akterët, e në muajin mars ky institucion pritet të dalë me opinion për Vettingun në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë ka planifikuar që kjo reformë të bëhet me ndryshime kushtetuese, kërkesë kjo e mbështetur edhe nga shoqëria civile.


Temë kryesore e vizitës së raportuesve të Komisionit të Venecias në Kosovë, ishte reforma e Vettingut që ka nisur nga Ministria e Drejtësisë.

“Pyetjet kryesisht janë lidhur me koncept-dokumentin, opsionin 5 që e kemi rekomanduar, dhe draftin e amendamenteve kushtetuese”, ka deklaruar Genc Nimoni, shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, pëe RTK.

Ministria është në pritje të rekomandimit të Komisionit të Venecias, që do të jepet në mars. “Kjo reformë nuk është politike, por synim që të kemi gjyqtarë e prokurorë të pavarur, që misionin e tyre e kanë të jenë të përgjegjshëm, e jo për pushtet me ato pozita”, ka shtuar Nimoni.

Organizatat nga shoqëria civile që kanë qenë pjesë e grupeve punuese për Vetting, vlerësojnë se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për realizimin e këtij procesi.

“Nuk duhet të ketë plan B për Ministrinë e Drejtësisë. Vettingu pa ndryshime kushtetuese nuk do të duhej të quhej fare Vetting dhe nuk do të mund ta arrijë qëllimin që IKD dhe shoqëria civile ka lobuar me vite të tëra”, Ehat Miftaraj nga IKD.

Ndërkaq, Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” thotë se “nëse e nisim një proces të Vettingut dhe vijmë deri te ajo që disa prokurorë e gjyqtarë nuk e kalojnë këtë proces dhe duhet me u largu nga sistemi, Kushtetuta jonë i ka të përcaktuara se kur mundesh me ua marrë mandatin”.

Prandaj, sipas tij, është e nevojshme të ndodhin këto ndryshime, përkundër se mund të bëjmë një Vetting, e vijmë në përfundim se disa gjyqtarë e prokurorë nuk e kanë kaluar atë proces, por nuk mund t’u merret mandati sepse kushtetuta e ndalon.

Ministria e Drejtësisë ka vendosur që Vettingu të bëhet me ndryshime kushtetuese, për çka kërkohen 2/3 në Kuvend, përfshirë edhe ato nga komunitetet.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori