LAJMI I FUNDIT:

Vettingu në drejtësi mund të marr shtatë vite kohë

Vettingu në drejtësi mund të marr shtatë vite kohë

Përfundimi i vettingut në drejtësi brenda 24 muajve nuk është i mundur, ashtu siç kishte parashikuar kryeministri Kurti në ekspozenë e tij. Ndërkaq, njohës të fushës thonë se vettingu mund të marr kohë shtatë vite.

Kërkohet që procesi të përfshijë edhe strukturat e larta shtetërore


Albin Kurti, ditën e betimit si kryeministër i vendit, gjatë shpalosjes së programit qeverisës kishte premtuar vettingun e parë të përgjithshëm, brenda 24 muajve. E kjo sipas tij do të bëhej në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Anton Nrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional nuk beson se kjo mund të përfundoi për 24 muaj.

“Nuk besoj se vettingu mund të bëhet brenda 24 muajve sepse kjo duhet të shkojë në faza. Unë besoj se vetëm përgatitja për proces shkon deri në 12 muaj”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Anton Nrecaj.

E që të bëhet një vetting i mirëfillit ai thotë se procesi mund të marrë deri shtatë vite kohë, përcjell Telegrafi.

“Procesi i vettingut minimumi duhet të zgjasë shtatë vite. Ai nuk është proces i lehtë. Duhet të fuqizohen edhe mekanizmat llogaridhënës dhe ata të jenë sa më të pavarur. Aty duhet të jetë vettingu i vërtetë. Në kuadër të gjykatave janë mekanizmat, por shtrohet pyetja sa janë funksional”, deklaroi më tej Anton Nrecaj.

E procesi i vettingut për njohësin e çështjeve të sigurisë, Avni Islami duhet të arrijë edhe deri të strukturat më të larta shtetërore.

“Pa një vetting sistemi i drejtësisë nuk ka kuptim. Prandaj është domosdoshmëri që të kemi një vetting në sistemin e drejtësisë duke filluar nga prokurorë, gjykatës e policë e deri të organet më të larta shtetërore”, deklaroi Islami.

Kreu i ekzekutivit ndër të tjera për vettingun kishte thënë se njëherë do të jetë i përgjithshëm e pastaj i vazhdueshëm./ RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori