LAJMI I FUNDIT:

Veton Surroi me akuza të reja ndaj Hashim Thaçit

Veton Surroi me akuza të reja ndaj Hashim Thaçit

Veton Surroi është rikthyer akuzave në drejtim të Hashim Thaçit duke thënë se vrasjet e pasluftës u ndalen tek atëherë kur Presidenti aktual mori pushtetin. Ka thënë se shteti duhet të pastrohet nga kriminelët që e kanë kapur shtetin dhe ata që e administrojnë Kosovën si të ishte pronë e tyre.

“Shteti duhet të pastrohet nga ata kriminelë që e kapën shtetin pas pavarësisë dhe që nga atëherë e administrojnë si të ishte pronë e tyre”, ka thënë Surroi, për Gazetën gjermane, Neue Zürcher Zeitung.

Surroi për herë të parë drejton gishtin kah Hashim Thaçi për vrasjen e civilëve serbë dhe aktivistëve të LDK-së të eliminuar pasluftës.


“Është indikative se vrasjet u ndalën kur Thaçi mori pushtetin”, konstaton ish-Kryetari i Partisë ORA, transmetojnë mediat.

Surroi ka thënë se Thaçi është bërë partner konstruktiv i Bashkësisë Ndërkombëtare për shkak se mund të jetë njëri nga të akuzuarit kryesor të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se pret që aktakuzat e Speciales ta shkundin skenën politike të Kosovës.

Edhe në një intervistë për gazetën e tij, Koha Ditore, e realizuar muaj më parë, ish-politikani Veton Surroi e kishte quajtur të padijshëm e primitiv Hashim Thaçin. Madje, kishte parashikuar arrestimin e tij nga Gjykata Speciale nëse aktakuza bazohen në të gjeturat e Prokurorit Williamson.

Kishte folur edhe për UÇK-në, duke thënë se disa prej udhëheqësve të luftës kishin kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK-së.

Kishte gjykuar edhe votuesit e PDK-së, duke thënë se 200 mijë njerëz pajtohen se krimi është i pranueshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori