Vetmia shpallet shqetësim global për shëndetin publik, më e rrezikshme se pirja e 15 cigareve në ditë
![Vetmia shpallet shqetësim global për shëndetin publik, më e rrezikshme se pirja e 15 cigareve në ditë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/vetmia-780x439.jpg)
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur vetminë një kërcënim urgjent për shëndetin global, ndërsa një kirurg kryesor amerikan ka thënë se efektet e saj në vdekshmëri janë të barabarta me pirjen e 15 cigareve në ditë.
OBSH krijoi një komision ndërkombëtar, të udhëhequr nga kirurgu kryesor i SHBA-ve, Dr Vivek Murthy dhe i dërguari i Rinisë së Bashkimit Afrikan, Chido Mpemba, i përbërë nga 11 avokatë dhe ministra të qeverisë, duke përfshirë Ralph Regenvanu, ministrin e Vanuatus për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike dhe Ayuko Kato, ministër i ngarkuar për masat për vetminë dhe izolimin në Japoni – njofton The Guardian.
Ngritja e komisionit vjen, pasi pandemia COVID-19 ndaloi aktivitetet ekonomike dhe sociale, rriti nivelin e vetmisë, por edhe shtoi ndërgjegjësimin për rëndësinë e problemit. Komisioni do të punojë për tre vite.
“Vetmia i kapërcen kufijtë dhe po bëhet një shqetësim global i shëndetit publik që prek çdo aspekt të shëndetit, mirëqenies dhe zhvillimit. Izolimi social nuk njeh moshë apo kufij”, është shprehur Mpemba.
Sipas Murthy, rreziqet shëndetësore janë po aq të këqija sa pirja e duhanit deri në 15 cigare në ditë dhe madje më të mëdha se ato që lidhen me obezitetin dhe pasivitetin fizik.
Edhe pse vetmia shihet shpesh si një problem në vendet e zhvilluara, Murthy thotë se normat e një në katër të moshuar që përjetojnë izolim social janë të ngjashme në të gjitha rajonet e botës.
Te të rriturit e moshuar, vetmia shoqërohet me një rritje prej 50 për qind të rrezikut të zhvillimit të demencës dhe një rritje prej 30 për qind të rrezikut të incidencës së sëmundjes së arterieve koronare ose goditjes në tru.
Por, po ashtu dëmton edhe jetën e të rinjve. Midis 5 dhe 15 për qind e adoleshentëve janë të vetmuar, sipas shifrave që ndoshta janë nënvlerësuar. Në Afrikë, 12.7 për qind e adoleshentëve përjetojnë vetminë, krahasuar me 5.3 për qind në Evropë.
Të rinjtë që janë të vetmuar në shkollë kanë më shumë gjasa ta braktisin fakultetin. Kjo gjithashtu mund të çojë në rezultate më të këqija ekonomike. Ndjenja e shkëputjes dhe mungesës së mbështetjes në punë, mund të çojë në kënaqësi të dobët në punë dhe performancë më të ulët.
Mpemba ka theksuar se në të gjithë Afrikën, ku shumica e popullsisë janë të rinj, sfidat rreth paqes, sigurisë dhe krizës klimatike, si dhe nivelet e larta të papunësisë, kontribuojnë në izolimin social.
“Ne besojmë se është e rëndësishme të ripërcaktojmë narrativën që rrethon vetminë, veçanërisht për popullatat e cenueshme të përjashtuara nga ndarja digjitale”, është shprehur ai.
Ndërsa Murthy shtoi se këto probleme nuk prekin një vend dhe se vetmia është një kërcënim i nënvlerësuar për shëndetin publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht