Lëvizja Vetëvendosje (VV) në Podujevë ka ushtruar kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe katër zyrtarëve komunal.
Këtë e ka bërë të ditur dega e VV-së në Podujevë në një njoftim për media.
Në këtë komunikatë thuhet se një nga skandalet më të mëdha në historikun e qeverisjes së LDK-së në komunën e Podujevës, e që u përmend në Raportin e Auditimit për vitin 2017, ishte sipas tyre, edhe realizimi i pagesave pa pranimin e inventarit (mallrave) e që në këtë rast vlera për inventarin i cili nuk ishte në objekt por për të cilin ishte kryer pagesa ishte 52.384 euro.
“Realizimi i pagesave pa pranim të mallrave: Vlera për inventarin i cili nuk ishte në objekt por për të cilin ishte kryer pagesa ishte 52,384 euro. Kryerja e pagesave në mungesë të pranimit faktik të mallrave ose të punëve bie ndesh me rregullat financiare për shpenzimin e parave publike dhe përbën rrezik të vazhdueshëm që Komuna të humbë paratë e dhëna. Gjithashtu, veprimet e tilla lënë hapësirë për dyshime se Komuna përfshihet në marrëveshje verbale joligjore me operatorët ekonomikë vetëm në mënyrë që pagesat t’u kryhet sa më parë operatorëve”, thuhet në raport. Të involvuar në këtë rast ishin: Kryetari, Drejtori i Administratës, Drejtori i Financave , Zyra e Prokurimit dhe Menaxherët e Kontratave. “Duke u bazuar në të gjeturat e mësipërme të Raportit të Auditimit do të bëjmë kallëzim penal pranë Gjykatës Themelore kundër kryetarit Veliu dhe katër zyrtarëve tjerë komunal, në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së për zyrtarët komunal të cilët ishin të involvuar në realizimin e pagesave pa pranimin e mallrave, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mijëra punëtorë protestuan sot në Shkup
“Kur vjen një mysafir i pa ftuar, mendoj mos u kthy”, familjarët zhgënjehen me mos-zbatimin e deklaratës për të pagjeturit
PS propozon amendament për ndalimin e tradhtarëve ndaj atdheut në zgjedhje, iniciativë e nisur nga rast i Fredi Belerit
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës