LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje ju përgjigjet akuzave për organizimin e punësimeve në Gjemani

Vetëvendosje ju përgjigjet akuzave për organizimin e punësimeve në Gjemani

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli iu është përgjigjur akuzave të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët thanë se kanë dyshime se VV-ja ka gisht në organizimin për punësim në Gjermani, që ndodhi ditë më parë në Prizren.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo shpifje nuk ka asnjë bazë.


“Pranojeni, kolegë deputetë të pushtetit e sidomos të PDK-së, fajtorë për mjerimin e Kosovës jeni ju. Pasuria juaj e pajustifikueshme dhe e paarsyetuar është varfëria e popullit. Vjedhjet e padrejtësitë tuaja e shtyjnë popullin drejt mërgatës. Nuk ka prishje më të madhe të imazhit të Kosovës se sa ekzistenca juaj në politikë”, ka shkruar Pacolli.

Deputetët dyshojnë se Vetëvendosje organizoi ‘tollovinë’ për punësime në Gjemani
Lexo po ashtu Deputetët dyshojnë se Vetëvendosje organizoi ‘tollovinë’ për punësime në Gjemani

Postimi i plotë:

Dy gjëra shumë shqetësuese desha t’i ndaj me ju miq.

Më e vogla është shpifja që po bëjnë deputetët e pushtetit, kinse Vetëvendosja ka organizuar aktivitetin për punësim të shqiptarëve në Gjermani, për të prishur imazhin e vendit. Kjo shpifje sigurisht që s’ka asnjë bazë, në Prizren ishte panairi i punës, dhe në intervista te kompanitë private u paraqitën shumë të interesuar. Kjo është normale në një vend me papunësi mbi 40%. Çka nuk është normale është papunësia e lartë, më e larta në Evropë. Për këtë fajin kryesor e kanë qeveritarët hajna dhe ministrat injorantë. Kjo papunësi e kjo varfëri e prish imazhin e Kosovës. Kjo i detyron të rinj e të vjetër ta shohin emigrimin si zgjidhje të vetme. Pranojeni, kolegë deputetë të pushtetit e sidomos të PDK-së, fajtorë për mjerimin e Kosovës jeni ju. Pasuria juaj e pajustifikueshme dhe e paarsyetuar është varfëria e popullit. Vjedhjet e padrejtësitë tuaja e shtyjnë popullin drejt mërgatës. Nuk ka prishje më të madhe të imazhit të Kosovës se sa ekzistenca juaj në politikë.

Por, e dyta është më shqetësuese. Kryesuesi i seancës, Xh. Haliti i PDK-së sot nuk i ka hedhur në votim 6 projektligje, sepse nuk e kanë patur mbështetjen e Listës Serbska. A e dini çka i bjen kjo? Këta po e rrisin pushtetin e Listës Serbska përtej të gjitha kuptimeve kushtetuese e ligjore, përtej çështjeve që kanë nevojë për shumicë të dyfishtë. Pra, ndërkohë që presidenti i tyre Thaçi në Bjellorusi kundërshton Gjermaninë dhe thellon jaraninë me Vuçiqin, Brnabiqin dhe kërkon takim me Putinin, këtu brenda Xhaviti ia rrit pushtetin Listës Serbska edhe më shumë. Ku po na çon kjo PDK? Nuk mund ta sakrifikojmë krejt Kosovën për ta! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori