LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje denoncon klerikët serbë për përvetësimin e trashëgimisë shqiptare

Vetëvendosje denoncon klerikët serbë për përvetësimin e trashëgimisë shqiptare

Lëvizja Vetëvendosje e ka denoncuar përpjekjen e klerikëve të Kishës Serbe, përkatësisht peshkopit Amfilohije Radoviq, në përvetësimin e trashëgimisë kulturore e historike shqiptare.

Vetëvendosje vlerëson se “Amfilohije dhe klerikë të tjerë kanë planifikuar mbajtjen e liturgjisë në rrënojat e qytetit ilir e më vonë arbëror, Shasit, me pretendimin provokativ se shqiptarët janë myslimanë, e rrënojat e kishave në Shas i përkasin pra sipas tyre, kishës serbe”.


“Lëvizja Vetëvendosje e denoncon përpjekjen e klerikëve të kishës serbe, përkatësisht peshkopit Amfilohije Radoviq, për të përvetësuar trashëgiminë kulturore e historike shqiptare. Amfilohije dhe klerikë të tjerë kanë planifikuar mbajtjen e liturgjisë në rrënojat e qytetit ilir e më vonë arbëror, Shasit, me pretendimin provokativ se shqiptarët janë myslimanë, e rrënojat e kishave në Shas i përkasin pra sipas tyre, kishës serbe”, thuhet në reagim.

“Ky esencializim i shqiptarëve është si provokativ ashtu edhe i papranueshëm. Pjesë e identitetit historik dhe aktual shqiptar janë edhe trashëgimitë materiale e shpirtërore të tre religjioneve që kanë patur dhe ende kanë shqiptarët, pra katolicizmit, ortodoksisë dhe myslimanizmit, përfshi këtu edhe vëllazëritë sufiste, si bektashinjtë etj. Xhamitë, teqet, kishat, tempujt, qofshin ato ende në përdorim, apo rrënoja të lashtësisë, janë ndërtuar nga shqiptarët e paraardhësit e tyre, dhe i kanë shërbyer po atyre. Andaj çdo pretendim për t’i paraqitur ato si pronë a trashëgimi e një kombi tjetër, është e papranueshme dhe anti-historike. Është veçse një tentativë për t’i paraqitur shqiptarët si ardhacakë, pa trashëgimi e kontribut historik vetjak”.

“Ne i bashkangjitemi protestave të banorëve të Shasit, Anës së Malit dhe Komunës së Ulqinit, dhe kërkojmë që qeveria e Malit të Zi, por edhe ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë të mos lejojnë provokime e përvetësime të tilla të trashëgimisë sonë kombëtare”, thuhet në reagimin e VV-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori