LAJMI I FUNDIT:

Veteranët: Presim vetëm deri më 7 nëntor, pastaj e bllokojmë vendin

Veteranët: Presim vetëm deri më 7 nëntor, pastaj e bllokojmë vendin

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë dërguar një paralajmërim tek institucionet e Kosovës, se nuk do të presin edhe shumë gjatë, për të protestuar dhe bllokuar rrugët nëse pagesat e tyre nuk dalin shumë shpejt.

Ka tre muaj që pagesat e veteranëve nuk janë kryer, pavarësisht premtimeve të dhëna nga Qeveria, por, kreu i kësaj organizate Hysen Gucati ka thënë se ultimatumi tyre i po shkon drejt fundit.


Gucati për lajmi.net është shprehur se kanë marr premtime nga kryeministri Haradinaj dhe ministri i Financave, Bedri Hamza, se pas rishikimit të buxhetit për vitin 2017, do të ndahen këto mjete, gjë për të cilën ai beson se do të ndodhë.

“Janë ndarë 26 milionë euro për veteranët e luftë dhe presim që pas rishikimit të buxhetit në Kuvend do të ndahen mjetet për veteranët”.

“Ne kemi marr një premtim nga kryeministri, që unë i besoj fjalës së tij, që janë ndarë 26 milionë euro, këtë ma kë thënë edhe ministri i financave dhe presim rishikimin e buxhetit dhe mu nda për veteranët”, ka thënë kreu i veteranëve të UÇK-së, për lajmi.net.

Por, ai ka paralajmëruar se nëse pagesat për veteranët nuk ndodhin më së largu deri më 7 nëntor, atëherë ata do të jenë të detyruar të dalin në rrugë, edhe pse thotë se këtë nuk e dëshirojnë.

“Na kemi një ultimatum që pagesat të bëhen më 24 të këtij muaji, apo më të 7-tin e muajit tjetër. Një ditë do t’i vije fundi çdo gjëje dhe veteranët nuk mund të presin, durimi do të na humb. Rrugën nuk e preferojmë, por më siguri se shumë shpejtë do të dalim në rrugë për t’i kërkuar të drejtat ton. Pa fund nuk do të presim”, ka thënë ai.

Të martën Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar sot Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017.

Në Kosovë, sipas procesit të verifikimit të ushtave të UÇK-së, janë mbi 40 mijë veteranë. Ky numër është cilësuar si shumë i lartë duke ngjallë dyshime se ka pasur fryrje të listave. Madje me këtë çështje është duke u marr edhe Prokuroria e Shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori