Në Tetovë ka filluar të shtohet interesimi i qytetarëve, sidomos i shqiptarëve që kërkojnë punë në Agjencioni për Punësime. Ndonëse në të kaluarën ka pasur të ashtuquajtura masa për vetëpunësim, këtë javë ka filluar të zbatohen një masë e re, gjegjësisht cikli i dytë përmes grantit prej 4000 eurove për vetëpunësim. Nga Agjencioni për Punësim në Tetovë thonë se ka interesim edhe për këtë kategori, shkruan gazeta KOHA.
“Konkretisht prej të hënës është bërë shpallja e dytë, domethënë cikli i dytë për këtë vit, i cili parasheh mjete pakshim, në vlerë prej 4000 euro. Aplikues për këtë vit mund të jenë të gjithë të papunësuarit, të cilët në formë aktive kërkojnë punë. Aplikimi bëhet në formë elektronike ose drejtpërdrejt tek ne, pastaj mbahen trajnimet katër ditore me punëdhënësit, të cilët janë të aftësuar dhe mund të bëjnë trajnimin e kuadrit, i cili ka ndërmend që të bëj një ndërmarrje familjare apo një ndërmarrje individuale. Varësisht prej biznesit të cilin e parashohin ata paguhet vlera prej 4000 eurosh në faturë, mjete të gatshme për përgatitjen e objektit, makinerisë së punës, varësisht në cilin profesion do të orientohen. Faza e aplikimit zgjatë 2 javë. Ka një pyetësorë që plotësohet nga ana e të papunësuarit në bashkëpunim me referentin e punësuar, i cili merret me këtë projekt”, thotë për KOHA, Abdylxhelal Jonuzi nga Agjencioni për Punësime në Tetovë.
Ai thekson se në ciklin e parë ka pasur shumë të interesuar për këtë masë, gjegjësisht 75 persona kanë marrë këtë grand. “Ky projekt zgjat afërsisht 3 muaj, deri sa të realizohet dhe të bëhet finalizimi i komplet projektit. Me ciklin e parë numri i përgjithshëm të cilët e kanë marrë këtë grant është 75, që është një numër mjaft i konsiderueshëm dhe janë firma të cilat e kanë kaluar këtë fazë janë në realizim e sipër dhe në regjistrim e sipër për shkak se regjistrimi i firmës mbulohet nga ana e projekt, nuk ka shpenzime për regjistrim komplet është nga ana e vet projektit shuma e përgjithshme e këtij projekti është e apostrofuar prej 246 mijë denarë ose 4 mijë euro”, shprehet Jonuzi.
Megjithatë, viteve të fundit është rritur dukshëm numri i qytetarëve që konkurrojnë në këto grante, ndonëse shqiptarët shumë pak kanë qenë të interesuar. “Kështu përllogaritje në baza etnikë në përqindje ne nuk kemi bërë aplikuesit janë të nacionaliteteve të ndryshme, mirëpo duke marrë parasysh se shqiptarët janë më të shumtë në bazë të përqindjes që gravitojnë në Komunën e Tetovës, shumica duhet që të jenë shqiptarë”, deklaroi Jonuzi. Në përgjithësi në Tetovë viteve të fundit janë shtuar dukshëm bizneset e vogla, me një apo dy të punësuar, kryesisht janë butiqe, sallone ondulimi, kryesisht biznese që u përshtaten gjinisë femërore. “Dy tre vitet e fundit numri është mjaft i konsiderueshëm mbi 500 vetë e kanë fituar këtë grand dhe 95 për qind janë ekzistues në tregun e punës, domethënë funksionojnë dhe punojnë në profesione të ndryshme si automekanik, elektricist, fasader dhe kështu me radhë varësisht prej profesionit”, deklaroi Abdylxhelal Jonuzi nga Agjencioni për Punësime në Tetovë.
Nga kjo qendër nënvizojnë se numri i atyre që kërkojnë punë në Tetovë është mbi 14 mijë, megjitse numri i atyre që janë jo aktiv apo që paraqiten në agjencion vetëm dy herë në vit, sillet rreth tre mijë. Ndonëse në të kaluarën këto shifra kanë qenë dyfish më të mëdha, kohëve të fundit zvogëlimi i numrit zyrtar i papunësisë është si pasojë e ikjes masive të rinisë dhe moshës madhore nga Maqedonia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkolla prej Barake në Bllacë me vetëm 12 nxënës e 3 arsimtarë, nga klasa e 6 detyrohen të udhëtojnë larg ose të shkojnë në Han të Elezit
Dezinformatat në kohë fushate zgjedhore, Kreshnik Gashi flet për kontaminimin e informacionit në Kosovë
Mickoski takon Grenellin: Luftojmë për çdo interes të Maqedonisë
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi
Rënia e kulmit në Komunën e Prishtinës dhe lëndimi i 23 vjeçares – aktakuzë ndaj dy personave dhe kompensim prej 36 mijë euro
Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë ndërlidhur me fushatën zgjedhore në Kosovë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet