LAJMI I FUNDIT:

Vetëm për nëntë muaj, Trusti ka paguar 22 milionë euro për pensione

Vetëm për nëntë muaj, Trusti ka paguar 22 milionë euro për pensione

Kryetari i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Ymerr Havolli, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se ata menaxhojmë me 1 miliard e 574 milionë euro. Sipas tij, Nga paratë e Trustit, 116 milionë euro janë investuar në Kosovë.

Një zhvillim që Trusti ka pasur pozitiv është edhe rasti i pensioneve të paguara, shumë të cilëve kapë shumën në 22 milionë euro vetëm për nëntë muaj të
paguar.


“Vetëm për nëntë muaj ne kemi paguar 22 milionë euro pensione. Me ketë, dalëngadalë, po e marrim përgjegjësin prej Qeverisë sepse po heqim një barrë sociale prej Qeverisë së Kosovës. T’i paguash për nëntë muaj për nëntë muaj 22 milionë euro pensione nuk është punë e vogël”, ka thënë kryetari i Bordit të Trustit, Ymer Havolli.

Ai ka treguar se kontributdhënësit kur arrijnë moshën 65 vjeçare mund të marrin në fillim pjesën e 20 për qind të kontributeve dhe pjesën tjetër të mbetur tu paguhet për 80 muaj apo mund të lënë 100 për qind të kontributeve dhe të marrin atë shumë për 100 muaj. /Telegrafi/