LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një rast i ri me COVID-19 në Shqipëri, 15 të shëruar në 24 orë

Vetëm një rast i ri me COVID-19 në Shqipëri, 15 të shëruar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka rezultuar vetëm një rast pozitiv me COVID-19, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur, ndërsa të shëruar janë 15 qytetarë.

Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në Spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive, ndërsa prej më shumë se dy javësh nuk ka asnjë humbje jete.


“Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”, tha Vasili.

Ajo theksoi se edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori