LAJMI I FUNDIT:

Vetëm dy vite pas lansimit, vërehen ndryshime të dukshme në Mitsubishi Eclipse Cross

Vetëm dy vite pas lansimit, vërehen ndryshime të dukshme në Mitsubishi Eclipse Cross

Në këtë formë, Mistrubishi tregon se kurrë nuk është shumë herët për të bërë ndryshime

Prej vitit 1989 deri më 2011, Mitsubishi Eclipse ka qenë një makinë sportive shumë e kërkuar, transmeton Telegrafi.


Largimi i përkohshëm nga prodhimi, ka bërë që Eclipse Cross të arrijë më 2018 tërësisht i ri dhe të ketë si dukjen e mirë, ashtu edhe nivelin e fuqive të një makine sportive. Kur janë bërë vetëm dy vite prej se është lansuar, kjo makinë i është nënshtruar ndryshimeve që nuk janë të lehta.

Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë këtë makinë teksa testohej me shtresa kamuflazhi në pjesën e përparme dhe të pasme, ndërsa anësoret ishin të hapura. Kamuflazhi nuk ia ka fshehur dritat e reja që janë më të ngushta, si dhe grillin e ri që është i ngjashëm me Mitsubishi L200 që shitet vetëm në Evropë.

Ndryshimet janë edhe më të dukshme vërehen në pjesën e pasme, që tani nuk është më e ndarë në dy pjesë, dritat janë të pozicionuara në mënyrë horizontale, ndërsa krahu i pjesës së sipërme ka dizajn tjetër që i japë dukje shumë më të egër.

Dizajni në përgjithësi ngjanë me Eclipse Cross, që duket se është më i madh, duke lënë të kuptohet se linja SUV e Mitsubishi, vetëm sa po zgjerohet dhe po bëhet edhe më e mirë. /Telegrafi/