LAJMI I FUNDIT:

Vetëm ata me “mendje të mprehtë” mund ta gjejnë macen e fshehur në mes të rakunëve brenda 15 sekondash

Vetëm ata me “mendje të mprehtë” mund ta gjejnë macen e fshehur në mes të rakunëve brenda 15 sekondash

Iluzionet optike janë një mënyrë e mirë për të ushtruar trurin tuaj, pasi që ato ju detyrojnë që të fokusoheni në atë që mungon ose edhe ta gjeni objektin e fshehur brenda imazhit.

Ata të cilët janë mjaft të guximshëm për të testuar IQ-në e tyre me këto enigma të ndërlikuara, shpejt e kuptojnë se ato enigma nuk janë aq të lehta dhe do të kenë një nivel të mirë logjike dhe durimi.


Ky “test” i ri nuk është diçka më ndryshe, pasi ju sfidon të gjeni një mace të fshehur në mesin e rakunëve.

Ju keni vetëm 15 sekonda për të zgjidhur këtë iluzion, kështu që është koha për të nxitur trurin tuaj, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.

Cat optical illusion

Nëse planifikoni që ta provoni këtë, atëherë sigurohuni që keni një kohëmatës afër, pasi kjo enigmë do të ju fus në garë me kohën.

Ky iluzion mund të duket mjaft i vështirë në fillim pasi ka shumë rakuna dhe gjetja e maces duket një detyrë mjaft e vështirë.

Për ta gjetur macen e fshehur ju duhet të fokusoheni në anën e djathtë të pjesës së poshtme të fotografisë. Macja është fshehur mjaft mirë nga njeri prej rakunëve.

Por nëse keni vështirësi për ta gjetur macen brenda 15 sekondave, në foton e mëposhtme mund ta shihni saktë se ku është fshehur kafsha – dhe është pikërisht ana e djathtë në pjesen e poshtme të fotografisë. /Telegrafi/

The hidden cat in the illusion

Në trend Fun

Më shumë
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
U tregua i pakujdesshëm gjatë punës, burrit nga Bristoli iu rrokullis karroca me dhe

U tregua i pakujdesshëm gjatë punës, burrit nga Bristoli iu rrokullis karroca me dhe

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kursimi

Kursimi

I pashpresë

I pashpresë

Kalo në kategori