LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 3 ditë na ndajnë nga ngjarja Let’s Dance 2019

Vetëm 3 ditë na ndajnë nga ngjarja Let’s Dance 2019

Vetëm 3 ditë na ndajnë nga festa më madhe e llojit të vet në kryeqytetin tonë: Let’s Dance 2019!

Let’s Dance ka për mision mbledhjen e fondeve për të siguruar medikamente dhe pajisje mjekësore për foshnjet e lindura para kohe dhe që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, si dhe mundësi për shërbime shëndetësore dhe edukative në përkrahje të nënave dhe familjeve të këtyre foshnjeve.

Ngjarja e organizohet nga Fondacioni Action for Mothers and Children dhe si çdo vit, fondet që sigurohen nga sponsorët dhe shitja e biletave, 100% e tyre shkojnë në blerjen e pajisjeve mjekësore.

Let’s Dance që mbahet me 24 tetor 2019 në Sheshin 21 në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Bëhu pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme ku ka vallëzim, pije dhe ku të gjithë sjellin mirësinë dhe na përkrahni për të festuar si duhet përvjetorin e pestë të ngjarjes Let’s Dance!

Duke blerë bileta për vete dhe për miqtë tuaj ju ndihmoni të përhapim mirësinë.

Biletat mund t’i bleni në pika të ndryshme të Prishtinës të cekura në fotografinë më poshtë.

Artikull i sponsoruar