LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 2% e amerikanëve kanë investuar në Bitcoin

Vetëm 2% e amerikanëve kanë investuar në Bitcoin

Në rezultatet e një sondazhi të “Wells Fargo / Gallup” thuhet se vetëm 2 për qind e amerikanëve zotërojnë Bitcoin, por 26 për qind e tyre janë intriguar nga kjo kriptovalutë.

Sondazhi është zhvilluar në internet midis investitorëve amerikanë me më shumë se 10 mijë dollarë investime në aksione, bono ose fonde të përbashkëta. Rezultatet tregojnë se shumica dërrmuese e investitorëve që tashmë kanë dëgjuar për Bitcoin nuk do të investojnë në kriptovalutë, ndërsa 72 për qind e tyre thonë se “nuk kanë interes të blejnë Bitcoin”, përcjell Telegrafi.


Sipas të dhënave të sondazhit, edhe pse 96 për qind e investitorëve kishin dëgjuar për Bitcoin, “vetëm rreth tre në 10 investitorë, thonë se kanë njohuri për kriptovalutat”, ku 67 për qind thonë se kanë dëgjuar për to, por nuk dinë më shumë.

Një studim mbi përdorimin e kriptovalutave nga amerikanët, në shkurt të këtij viti tregoi se 8 për qind, ose rreth 26 milionë amerikanë tashmë kanë blerë kriptovaluta. /Telegrafi/